Zv.ministri i Turizmit, Çeku: Emra të njohur të hotelerisë botërore, gati të investojnë në Shqipëri

Zv.ministri i Turizmit, Çeku: Emra të njohur të hotelerisë botërore, gati të investojnë në Shqipëri

Sarandë

Jemi duke u përballur me një fluks në rritje të turistëve dhe për të adresuar nevojën e akomodimit, është hartuar paketa e lehtësirave për hotelet me 4 dhe 5 yje, e cila ka rritur ndjeshëm interesimin e emrave të njohur të hotelerisë botërore për të investuar në Shqipëri.

Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Gjatë llogaridhënies publike përpara qytetarëve të Lezhës, ai tha se në kuadër të projektit të “100 fshatrave”, kemi nisur procesin e certifikimit të njësive të agroturizmit bashkë me paketën e lehtësirave fiskale dhe skemën kombëtare të mbështetjes përmes granteve të bashkë investimit.

Aktualisht tha ai, jemi duke shqyrtuar aplikimet për certifikim dhe Shqipërisë shumë shpejt do t’i shtohen dhjetëra njësi të reja agroturizmi në të gjithë territorin e vendit. Më tej, Çeku tha se për t’ju përgjigjur në mënyrë më të mirë kërkesave të turistëve, është zhvilluar programi “1 mijë të rinj dhe të reja të punësuar gjatë sezonit të verës”, një nismë që synon punësimin e të rinjve, pastrimin e vendit dhe informimin e turistëve mbi aktivitetet rekreative që zhvillohen në të gjithë territorin e vendit tonë.

Ai tha se kalendari turistik 2018, i cili përmbledh të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet artistike të kulinarisë, sportive dhe rekreative e veçanërisht festat tipike lokale që zhvillohen nga janari në dhjetor, nga veriu në jug të Shqipërisë. Zv.ministri tha se janë certifikuar 50 udhërrëfyes të rinj turistikë që do të jenë të angazhuar për të pritur dhe informuar turistët e huaj gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Duke u ndalur në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, Çeku tha se kemi zhvilluar një numër programesh të reja si, brendimi i produktit të kulinarisë, që synon të shndërrojë produktet bujqësore dhe gatimet tradicionale tona në ambasadorin më të fuqishëm të turizmit dhe zhvillimin e portaleve dhe kanaleve të reja të promovimit të Shqipërisë turistike nëpër gjithë botën.

Për kundër të gjitha këtyre zhvillimeve, ne jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mjedisi dhe në ndikimin që ka mjedisi në forcimin e perceptimit të çdo turisti gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ka qenë programi ynë i madh mjedisor me synim një Shqipëri turistike të pastër dhe të gjelbër, që ka mobilizuar dhjetëra e mijëra në betejën kundër papastërtisë, e veçanërisht kundër burimeve të ndotjes. Programi ynë ka qenë operacioni më i madh i pastrimit dhe gjelbërimit në Shqipëri dhe deri tani ka pastruar tonelata mbetje dhe synon 20 milionë pemë të reja deri në vitin 2020./ata/

Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beton-shëmtira: 08/05/2018 08:03

    “Pastroni” njeher bregdetin nga Konispoli në Vermosh nga beton shëmtira që populli hodhi deri dhe në det brënda, hiqni me juntë ushtarake gjith gardhet e qelbur dhe portat prej hekuri të ndryshkur që u kanë zënë pritë pushuesve duke u thënë: -mos kaloni ketej se është tokë private etj, dhe pastaj kur të jetë rehabilituar vendi, pastaj sillni hotelerinë për aty ku duhet. Me ç të drejtë është zaptuar bregdeti o hale shtet? O qelbësira fundërrina!

    Përgjigju
    • Tomo: 08/05/2018 15:16

      Ke shum te drejt,hotele luksoze dhe rruge pa standarte plehra gjith andej si kur nuk shkon

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë