Çeku për bebet në 2019, Xhafaj në Report Tv: Paratë do merren brenda vitit që lind fëmija, bonus edhe për binjakët

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë e ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka sqaruar nismën e re të qeverisë shqiptare, e lançuar nga kryeministri Edi Rama, për “çekun e bebeve”. Xhafaj ka thënë se ky bonos do t’iu jepet të gjitha familjeve që shtohen me fëmijë dhe se fokusi i kësaj politike sociale është rritja e numrit të fëmijëve nga familjet e reja.

Ajo që lançoi kryeministri është një politikë e re sociale, lidhet direkt me bonusin që iu jepet nënave dhe familjeve që gëzohen me fëmijë. Siç e tha dhe Rama, në bashkëpunim me Manastirliun është një politikë sociale që ndihmon për fuqizimin e familjes. Familjet e reja bëjnë një numër shumë të ulët fëmijësh dhe ka familje që rezervohen për të bërë fëmijë. Politikat sociale që ndjek ministria, është prioritet, mbështetja financiare e familjeve që numri i popullsisë të qëndrojë në rritje.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

Xhafaj ka folur edhe për rastet kur nënat lindin binjakë ose trinjakë. Ajo ka thënë se edhe në këto raste do të ketë bonos për lindjet, por ende nuk është caktuar metoda dhe shuma e parave që do të jepet.

Në rastin e binjakëve apo trinjakëve do të ketë bonus për të cilin ne do të punojmë në bazë të buxheteve tona dhe do shohim si e ndajmë fondin.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

E pyetur për ankesat e nënave që nuk e kanë marrë ende bonusin aktual prej 5 mijë lekësh për lindjet, Xhafaj ka thënë se nuk ka një numër të saktë që e disponon ministria. Ajo theksoi se po punohet që çdo nënë të mund t’i marrë paratë brenda vitit që ka lindur fëmija.

Nuk ka sesi të ketë ministria numrin e saktë të nënave që nuk kanë marrë bonusin. Nuk kam një përgjigjie për të thënë sesa nëna nuk e kanë marrë bonusin. Natyrisht që defektet nxjerrin sfida të tilla. Raportet do të ndërtohen në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore me qëllim realizimin me sukses të kësaj politike. Karshi çdo nëne apo familjeje që bëhet me fëmijë paratë do të merren brenda vitit që ka lindur fëmija. Kjo është një sfidë për të gjithë ne.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

Xhafaj gjithashtu tha se mbetet për t’u parë sesi do të merren paratë për nënat e reja, pasi këto para mund të merren me këste.

Është pjesë e teknikës që do hidhet në letër për të parë sesi do të merren paratë, të ndara me këste apo në një këst të vetëm. E qartë është se do shkurtohet koha dhe dokumentacioni, dhe se paralelisht me këtë fëmijët do regjistrohen menjëherë në maternitet, ky është hapi i parë dhe është një sfidë e madhe sidomos për shtresat që janë në nevojë.

Politikat sociale përfshijnë edhe kujdesin për nënat kur janë shtatzënë. Ekzaminimet që u bëhen fëmijëve janë me rëndësi gjithashtu. Shpresojmë të shkurtojmë sa më shumë burokracitë.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

Xhafaj ka thënë se ka një politikë edhe për përzgjedhjen e stafit mjekësor që iu shërben qytetarëve. Ajo ka thënë se ka bonuse financiare në rrogë për të gjithë mjekët që pranojnë të lëvizin nga njëri qytet në tjetrin.

Gabimi njerëzor është njëra anë ndërsa ecuria e shtatzënisë është diçka tjetër dhe duhet të shohim kualifikimin në vazhdim të stafit mjekësor. Janë krijuar portale për përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve. S’po flasim vetëm për ata që janë në Tiranë dhe spitalet këtu, por për të gjitha maternitetet dhe prandaj është bërë një investim i jashtëzakonshëm. Në plan është materniteti i Kukësit, Lezhës dhe Pogradecit. Kjo është politikë sociale që motivon mjekët që të jenë sa më afër pacientëve.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

Xhafaj ka folur edhe për rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve në Gjermani, edhe për mbështetjen e grave kryefamiljare.

Pagesat për gratë kryefamiljare janë në rastin e skemës për ndihmën ekonomike. Me asistencën e Bankës Botërore është parë sesi mund të mbështeten më mirë këto gra, si edhe ato që janë viktimë e dhunës dhe trafikimit, ato që janë të papuna, por edhe ri integrimi i tyre në tregun e punës.

Duhet gjetur një mënyrë sa më institucionale për të parë politikat sociale që ka Gjermania. Jemi në tentativa për të institucionalizuar bashkëpunimin me ato shtete që kanë vende bosh. Ndërkohë i mirëpresim të gjithë ata që vijnë nga jashtë. Ka bonus për të gjithë ata mjekë që pranojnë të lëvizin jashtë qyteteve.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, ka komentuar edhe rastin e mjekut Luan Dragusha, i cili u kthye nga SHBA për të punuar në Shqipëri, por përfundoi i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shkodrës, për t’u liruar 3 ditë më pas për mungesë provash. Xhafaj ka thënë se vendimi u mor nga autoritetet, por të gjithë përkulen pranë mjekëve që kryejnë detyrën me profesionalizëm.  

Nuk më takon mua një përgjigjie për Luan Dragushën. Vendimi u mor nga organet ligjzbatuese. Verdikti i gjykatës flet për secilin. Të gjithë mjekët që kryejnë detyrën me profesionalizëm janë të nderuar, dhe ne përkulemi pranë tyre. Janë këto arsyet pse po bëhen këto investime në infrastrukturën shëndetësore.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gringo: 26/09/2018 21:44

    Akoma kjo gerba Drejtoreshe. Kjo hajdute e klanit Nano sla gje pa vjedhur si Drejtoreshe e ANTA dhe me pas Kryetare e Autoritetit Mbikqyres te Sigurimeve. Turp e faqe zeze te mbahen ne pune keto monstra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari