Çel siparin Festivali i Fëmijëve në
Shkodër, 24 performanca në 3 netë 

Çel siparin Festivali i Fëmijëve në<br />Shkodër, 24 performanca në 3 netë 
SHKODËR - Ka nisur nata e parë e festivalit muzikor mbarëkombëtar të fëmijëve që zhvillohet në Shkodër, spektaktël i cili tashmë ka hyre në edicionin e 53-të.

24 fëmijë performuan këngët e tyre duke sjellë krijimet më të mira të autorëve më me emër të muzikës e teksteve të këngëve, duke zbuluar talente të cilët në vitet që pasojnë pritet te shkëlqejnë në skenat muzikore brenda e jashtë vendit.

Nata e parë e këtij festivali të kthyer tashmë në një traditë u zhvillua në sheshin përpara godinës së bashkisë në metropolin verior.

Organizatori Kujtim Alija pohon se në këtë festival marrin pjese fëmijët më të talentuar të të gjitha trevave shqiptare.

Festivali do të zhvillohet 3 netë më radhë ku në natën e tretë do të shpallët dhe fituesi i festivali të 53. 

Organizatorët e kësaj ngjarjeje kulturore janë: Bashkia Shkodër, Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Shkodër dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604