Çela e nis nga vetja, dhuron pagën për situatën e COVID-19: Detyrim moral! Kush ka mundësi nga vartësit të bëjnë të njëjtën gjë

TIRANË- Kryeprokurori Olsjan Çelja, e nis nga vetja duke dhuruar pagën e tij, në shërbim të situatës emergjente për koronavirusin.

Pas kreut të Kontrollit të Lartë i Shtetit, (KLSH), Bujar Leskaj, edhe Çela i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa ka ftuar edhe vartësit e tij, kush ka mundësi të bëjnë një gjest të tillë solidar.

Në shkresën e dërguar prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, magjistratëve, Çelaj thekson se ulja e pagës bëhet vetëm e ligj, por një gjë e tillë, është më tepë një detyrim moral që mund t'i përgjigjet kushdo që ka mundësi.

"Neni 22 i ligjit nr 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë parashikon se paga dhe përfitimet e tjera të magjistratit nuk mund të ulen, me përjashtim të rasteve kur: a) ka situata të vështira financiare në vend ose emergjenca të tjera kombëtare duke marrë parasysh faktorët si vijojnë: një mospërputhje të qartë midis dinamikës së pagave të magjistratëve dhe dinamikës së pagave standarde në shërbimin civil; indeksi i pagesave, ashtu si edhe indeksi i çmimeve të konsumatorit. Këta faktorë është e nevojshme dhe nevojës për të shmangur marrjen e borxheve të reja", Prokurori i Përgjithshëm vlerëson se paga e magjistratëve mund të cenohet vetëm me ligj", shkruhet mes të tjerave në dokument.

Më herët, me vendim të Këshillit të Ministrave është përgjysmuar për një periudhë 3-mujore paga e kryeministrit, kabinetit qeveritar, deputetëve, ndërsa Presidenca u ofrua në mënyrë vullnetare për të hequr dorë nga 50 % e pagës.

Dokumenti dërguar Kryeprokurorit Olsian Çela drejtuar punonjësve të tij

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
'Institucionet me pagat më të larta të dhurojnë pagën'/ Qytetarët: Jo gjysmën, por ta japin të plotë! Skandaloze nëse s'pranojnë (VIDEO)

Një detyrim e moral e kanë cilësuar qytetarët dhënien e pagave nga ana e krerëve të Institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të tyre.

Pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, qytetarët argumentojnë mendimin e tyre se kjëto poste kanë qenë historikisht më të paguarat, e për pasojë në këto situata të vështira duhet të ndihmojnë sado pak njerëzit në nevojë.

Ato e kanë cilësuar si skandaloze faktin që nuk i janë përgjigjur ende thirrjes së Kuvendit, përveç kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të KLSH, Bujar Leskaj.

" Nëse ata nuk punojnë le të marrin gjysmën e pagës. Nëse flasim për detyrë morale, duhet ta pranonin".

"O ta japin të gjithë, ose asnjë. Ka një paketë fiskale si në të gjithë botën".

"Dhe të plotë duhet ta japin madje jo gjysmën, skandaloze që nuk kanë pranuar".

"Patjetër që duhet ta japin. Nëse nuk kanë dhënë deri tani,  do e japin avash- avash".

"Duhet ta japi, se kanë rroga të mëdha, duhet ta pranojnë se kështu është situata".

"Edhe pa rrogë mirë do ishte. Kanë një detyrim moral 100%".  

"Interesi personal, prandaj nuk e japin".

"Patjetër që duhet ta japin. Në këtë situatë duhet ta japin rrogën", thanë disa qytetarë për Report TV.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astronaut: 08/04/2020 13:58

    Bravo, atdhedashuria është shembull për të gjithë.

    Përgjigju
  • elvis: 08/04/2020 13:25

    banka e shqiperise te japi pagat se ata marrin nga 7 mln lek ne muaj. keta drejtuesit e institucioneve qendrore te japin pagat se keta i bejne tenderat me te medhenj. jo cdo person i administrates. se administrata ka familje per vete.

    Përgjigju
  • Edmond: 08/04/2020 13:05

    Bravo Z. Çela. Jo vetem nje profesionist i mirefillte por edhe nje njeri i madh dhe fisnik.

    Përgjigju
    • Rama: 08/04/2020 13:23

      Mond mos u gezo para kohe se ndoshta nuk ja aprovojme.

  • Xnxnxnxxnxn: 08/04/2020 12:58

    Ku ka vartes ai more hunj.

    Përgjigju
  • shkoder: 08/04/2020 12:55

    Edhe une po te isha prokuror i pergjithshem do ta falja pagen. Bile dhe bicikleten qe kam do e falja se e ndiej qe eshte detyrim moral e shoqeror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen