Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve në Kuvend. I pyetur për kushtet e punës së Prokurorive pas reformës në drejtësi, ai tha se një shqetësim të tillë e ka ngritur prej vitesh dhe se një ndër çështjet që duhet adresuar urgjent është situata në disa godina, sidomos në Tiranë. Sa i përket sigurisë së magjistrave, Çela theksoi se është e nevojshme që të ketë një rikonceptim total të masave.
“Sa i përket sigurisë së magjistratëve, them nisur nga ngjarja e rëndë hu humbi jetën një magjistrat, kjo lodhet edhe me gjendjen e godinave, stafet e trajnuara ose jo për sigurinë. Ka vend për t’u përjashtuar në këtë aspekt, ngjarja e rëndë është një nxitje sa më urgjentisht në këtë drejtim. Jemi përpjekur të bëjmë vlerësim të të gjithë aspekteve. Besoj se disa masa janë duke u marrë. Ka bashkëpunim edhe me policinë e shtetit. Ka nevojë për qasje të koordinuar dhe për rikonceptim të pjesës së sigurisë së magjistratëve. Nga prokurorët ngrihen shqetësime që jemi munduar t’u përgjigjemi.”, tha Prokurori.
Ai u pyet edhe për cilësinë e magjistratëve të rinj, teksa tha se nga 10-12 magjistratë që dilnin në vit, tashmë ky numër arrin deri në 60. Ai tha se cilësia mund të cedojë pak në këtë aspekt, por shtoi se është e rëndësishme se kjo korrigjohet nëpërmjet eksperiencës dhe trajnimeve të vazhdueshme. Çela theksoi si problematikë gjithashtu edhe mungesën e shkëmbimit të eksperiencës mes prokurorëve të vjetër me të rinjtë.
“Më disa nga prokuroritë, shumica e prokurorëve janë të rinj. Mungon lehtësia për të shkëmbyer eksperiencat me prokurorë më të vjetër në moshë, çka sjell mangësi në hetime, dhe është një nga problemet që po ndeshemi sot. Duhet të pranojmë se është një ndër faktorët që duhen marrë në konsideratë. Përsa kohë patëm largim masiv të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga sistemi, por pozitive është që janë instrumentat për t’i sjellë në parametra cilësore edhe magjistratët e rinj”, shtoi ai.
Një pyetje iu adresua edhe për Kodin e ri Penal. Sipas tij, draftit të r ii mungon humanizmi dhe se ashpërsimi i dënimeve nuk mund të zgjidhë çdo problematikë të shoqërisë.
“Unë vazhdimisht e kam theksuar se Kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër, në disa propozime herë pas here. Nuk shikoj nevojën që të kemi qasje sa i përket ashpërsimit të dënimeve. Nuk mund të jetë burgu zgjidhja e vetme e problemeve të shoqërisë, të vihen në lojë mekanizma të tjerë që e bëjnë shoqërinë më humane kur shkojmë te zgjidhja e ashpërsimit të dënimit, dmth se jemi duke hequr në drejtim të kundërt me humanizmin. BE është në radhë të parë që bart këto vlera dhe ne duhet të shkojmë drejt kësaj. Fakti që shtojmë dhe ndëshkojmë më shumë dhe masat administrative i bëjmë krime, nuk është qasja e duhur.”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet











