Çela: Investojmë 2.6 mln $ për
2015, Korça një model pozitiv 

Çela: Investojmë 2.6 mln $ për<br />2015, Korça një model pozitiv 
Administratori i OSHEE Adrian Çela thotë se për 2015 do të investohen në këtë sektor mbi 2.6 milionë dollarë. Gjatë një takimi me drejtuesit lokalë të OSHEE në Korçë, Çela tha se investimet e planifikuara japin garanci për sigurimin me energji elektrike sidomos për zonat turistike.

Ai tha se Korça është model pozitiv për nga performanca, prandaj kërkohet që, jo vetëm të arijë objektivat, por t’i tejkalojë, në mënyrë që drejtoritë e tjera ta ndjekin nga pas.
 
“Është një rajon me rezultate pozitive, por jo aty ku ne duam të arrijmë. OSHEE ka vendosur targete për uljen e humbjeve, rritjen e nivelit të faturimit dhe arkëtimeve, prandaj dhe stafit të Korçës i dalin detyra të rëndësishme për 2015-n, në kuadër edhe të zotimeve që shoqëria ka ndërmarrë ndaj qeverisë dhe Bankës Botërore”, deklaroi Çela.
 
Për rajonin kryesor të Juglindjes, parashikohet ndërtimi i një nënstacioni në zonën e Ersekës, me vlerë 1.1 milionë USD, kompletimi më matësa, kabllo ABC për transmetimin, etj, në vlerë rreth 1.3 milionë USD. Në total, përfshi edhe projektet e tjera, parashikohet të investohen për vitin 2015 mbi 2.6 milionë USD, vlerë kjo që i jep garanci me furnizim cilësor rajonit të Korçës, sdimos zonave turistike, si Dardha.
 
Të dhënat 2014
Humbjet u reduktuan me 16%, duke i çuar 31.1%
Arkëtimet arritën 25 milionë USD, ose 101%
3799 prerje të debitorëve (1309 me policinë)
2.795 aktëmarrëveshje për pagesa lehtësuese
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE