Ishte paralamëruar se qershori do të ishte muaji ku do të përzgjidheshin tre kandidatët për Kryeprokuror e më pas do t'i dërgoheshin parlamentit për votim, por kjo gjë duket ende e largët.
Rruga për nisjen e garës për kryeprokuror të Përgjithshëm po mbahet pezull nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të cilët nuk ka bërë ende procesin e Vettingut, për kandidatin Olsian Çela. Për këtë arsye, siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, Këshili i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar një shkresë të dytë, KPK-së për të filluar procesin e Vettingut për Olsian Çelës.
Çela është i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk ka kaluar akoma Vettingun, duke bllokuar kështu hapjen e rrugës në garën për kryeprokuror të Përgjithshëm. Ky njoftim i dytë vjen në një hark kohor pas 45 ditësh nga letra e parë, për shkak të një reagimi nga KPK.
Kjo e fundit pritet të kalojë në Vetting vetëm anëtarin Lulëzim Alushaj, ndërkohë në garë janë Arta Marku e cila e mban këtë post aktualisht dhe Fatjona Memcaj të cilat më herët janë konfirmuar në detyrë nga KPK.