TIRANË- Pesë kandidatë kanë dorëzuar deri më tani aplikimet në KLP për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Afati i fundit për aplikimet ishte data 1 gusht, por duke qenë se ishte e shtunë, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë priten aplikime edhe sot.

5 emra janë në garë, Adnan Xholi, Rovena Zoto, Ylli Pjetërnikaj, Fatjona Memçaj dhe ish-prokurorja Arta Marku.

Kreshnik Ajazi, kreu i prokurorisë se Elbasanit aplikoi fillimisht por u tërhoq nga gara.

Deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor.

Kandidatët në garë
Adnan Xholi
Rovena Zoto
Ylli Pjetërnikaj
Fatjona Memçaj
Ish-prokurorja Arta Marku

Lajmi në përditësim...