Tiranë - Dy ekspozita të rëndësishme nga Turqia janë çelur te marten ne mbremje në ambjentet e Galerisë FAB (Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë), ekspozita në kuadër të projektit "Dialogje Nërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri".
Muzeu i Peras Suna dhe Inan Kiraç, Instituti Yunus Emre dhe IKASD, Shoqata e Dialogjeve Ndëkulturore Artistike Stamboll dhe mbështetja e çmuar e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, bëne të mundur me anën e këtij bashkepunimi celjen për herë të parë në vëndin tonë të ekspozitave "Nga Kostandinopoli në Stamboll"(e përbërë nga rreth 60 fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX) dhe "Historia ime"(e përbërë nga disa punime të artit dhe artistëve bashkekohorë turq).
Të pranishëm në ekspozitë, Gëzim Podgorica, Melsi Labi, etj
Në ceremoninë e çeljes së këtyre ekspozitave, nuk munguan edhe figura e personalitete të njohura të vendit nga fusha të ndryshme, si Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,.Melsi Labi, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabni dhe mjaft artiste e përfaqësues të komunitetit turk që jetojnë e punojnë në vendin tonë.
Ne ceremoni pershendeti ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar. Pasi deklaroi se po përjetonte një ndjesi të veçantë midis artistëve e gazetarëve, në fjalën e tj ai u shpreh se "Me përpjekjet tona dhe me anën e një bashkepunimi të madh, ne sollëm një ekspozitë, e cila demonstron qartë kulturën turke në Shqipëri".
Ambasadori Hidayet Bayraktar në fjalën e rastit
"Edhe në të ardhmen, theksoi ambasadori Bayraktar, do të shtohen edhe më shumë bashkepunimet dhe aktivitetet e tilla, që përveç se tregojnë dhe përhapin kulturat e Ballkanit, ato tregojnë edhe raportet e mira që vendet kanë me njeri tjetrin dhe një gjuhë të përbashkët siç është kultura që na bashkon".
Historia e Stambollit (thellësia e tijë në shekujt XIX dhe XX),e pasqyryar me fotografi të asaj periudhe, dhe fytyra e re e artit modern turk (pikura të realizuara nga 14 artiste të rinj) u paraqit në këto 2 ekspozita, të kuruara nga Sinan Genim dhe Beste Gursu, ndërkohë që në sallën e vogël të Galerisë FAB shfaqeshin edhe dokumentare e filma artistik turq, shoqëruar edhe me disa punime tradicionale.
"Jeta rreket të njëhësojë kujtesën me mësimet e saj dhe për sa ruan kontaktet me të shkuarën, kujtesa me ndihmën e përpjekjeve artistike dhe veprave të artit që prodhon, do të arrijë gjithmonë të çelë një dritare që lidh të shkuarën me të tashmen, duke siguruar vazhdimësinë", tha ambasadori turk.
Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt 2015.
/ATSH/
/Shqiptarja.com