Çelentano feston 87-vjetorin

Çelentano feston 87-vjetorin

Adriano Çelentano

Adriano Çelentano mbush sot 87 vjeç.

I lindur në Milano në vitin 1938, ai bëri debutimin e tij në Teatro Smeraldo, ku së bashku me Tony Renis, prezantoi, nën emrin “Gli allegri menestrelli del rhythm”, një parodi muzikore qesharake të çiftit Jerry Lewis – Dean Martin, deri në mbrëmjet në Santa Tecla, ku takohet me kampionin e rock-boogie Bruno Dossena, i cili e fton të marrë pjesë në Festivalin Rock’n’roll.

Më 18 maj 1957 u zhvillua Festivali i parë Italian Rock’n’Roll në Palazzo del Ghiaccio në Milano. Adriano Çelentano merr pjesë me shoqërimin e grupit muzikor Rock boys, ku bëjnë pjesë Giorgio Gaber dhe Enzo Jannacci. Me “Ciao tirò” mund konkurrencën. Tri ditë më vonë ai nënshkroi kontratën e tij të parë me kompaninë diskografike milaneze Saar  për të cilën bëri debutimin e tij duke regjistruar “Rip It Up”, “Jaihouse Rock” dhe “Tutti Frutti”.

“Puthja jote është si rock” (1959) e ngjiti Celentano-n në krye të top listave të shitjeve dhe bën që fama e Adriano Celentano-s të shpërthejë në të gjithë Italinë.

Në vitin 1961 Adriano mori pjesë në Festivalin e tij të parë të Sanremos me “24000 puthje”, së bashku me Little Tony. Renditet i dyti, por albumi i tij do të jetë më i shitur, duke tejkaluar një milion kopje.

Në vitin 1966 u kthye në festivalin e Sanremos, ku ndodhi një kthesë vendimtare: për herë të parë Celentano propozoi (një risi absolute në Evropë, që nuk kishte dëgjuar kurrë për ndotjen) një këngë me përmbajtje ekologjike. Kënga është e famshmja “Il ragazzo della via Gluck”, e cila përjashtohet në dëgjimin e parë. Kënga do të kalojë një milion e gjysmë kopje të shitura dhe do të hyjë në ndërgjegjen kolektive të Italisë, si pak këngë të tjera të muzikës pop.

Së bashku me Claudia Morin ai regjistroi “Çiftin më të bukur në botë”, shkruar me një autor të madh, Paolo Conte, i cili më vonë do të thoshte se sa herë kompozon mendon për zërin e Adrianos, si “më i bukuri në Evropë”.

Më 15 korrik 1968, Adriano u kthye në festivalin e Sanremos me “Canzone”, së bashku me Milva-n. U rendit i treti, por kënga është e para në hit parade. Por viti 1968 është mbi të gjitha viti i “Azzurro”, një tjetër këngë historike në skenën muzikore italiane, shkruar nga Paolo Conte. Kënga qëndroi në krye të top listave për një kohë të gjatë.

Çelentano me Claudia Mori-n morën pjesë në Festivalin e Sanremos të vitit 1970: me “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”, e cila prej një pjese u interpretua si himn kundër grevave.

Më tutje karriera e tij vazhdoi në ngjitje duke përfshirë edhe disa role kinematografike si edhe emisione televizive ku shprehte hapur qëndrimet e tij sa i përket jetës sociale e politike italiane, duke nxitur gjithnjë polemika e debate./ ATSH

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës