Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motor.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit- që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. K. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. F.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”,njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.








Komente
Komento