TIRANE - Ka nisur sot pasdite konferenca 28-të Ndërkombëtare për Paqen. Takimi organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Tirana do të jetë për tri ditë 'kryeqyteti i gjithë botës besimtare', si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili u çel këtë pasdite në Tiranë dhe do të vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.
Papa Françesku mesazh paqeje: Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë
Në takim u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, i cili nuk nguroi ta quajë edhe njëherë pas vizitës së tij, Tiranën, një kryeqytet të bashkëjetesës fetare.
“Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë. Të jetojmë së bashku në paqe, është e mundur. Nuk duhet t’i dorëzohemi luftës, paqja është e mundur. Besimi i mirëfilltë sjell paqen. Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent para atyre që vuajnë nga dhuna dhe lufta. Dhunë është edhe kur ngre mure dhe pengesa, për ata që kërkojnë një vend paqeje”, thuhej në mesazhin e Papa Françeskut.
Rama: Përuluni së bashku me ata që përulen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në këtë konferencës u shpreh se, “nëse paqja, pajtimi dhe dashuria nuk ushqejnë lutjen e përbashkët, të gjitha gojët që e predikojnë janë daulle që bien shurdhët. Prandaj ftesa e shenjtë e kuranit përuluni së bashku me ata që përulen është ftesa më kuptimplotë”.
“I ngazëllyer që ky event si zgjatim drejt qiellit i pemës së mbjellë në Asizi shtrihet në hijen e vetë, në tokën e shqiptarëve si një lutje për gjithëpërfshirje se nuk është katalizator përkatësie fetare, por një apel për t’u takuar me tjetrin duke bërë që ky event të përçojë rrugën e takimit për të gjithë ata që e duan paqen dhe që s’do ta gjejnë dot kurrë nëse nuk e kërkojnë me atë me të cilin janë në luftë”, u shpreh Rama.
Fjala e plotë e Ramës
Klosi: Shqipëria, vendi i harmonisë
Konferencen e hapjes se madhe te mbajtur ne Pallatin e Kongreseve e cila u udhehoq nga Hilde Kieboom e Komunitetit te Sant'Egidios, e celi ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Klosi i uroi mirëseardhjen në Shqipërinë e tolerancës fetare përfaqësuesve nga kleri lartë nga e gjithë bota. “Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve, e mbi 650 xhamive 150 teqeve, 1100 kishave. Mirësevini në vendin e çudirave të bukura”, - tha Klosi.
Ministri tha se Shqipëri prifti dhe hoxha kanë luftuar njëlloj për shkollat shqipe dhe bashkë kanë ndarë qelinë e burgut në diktaturë sepse janë privuar në besimin në zot.
Në fjalën e tij Klosi risolli në vëmendje edhe vizitën e Papa Franceskut në vendin tonë i cili u prit nga të krishterë e myslimanë. Nga kjo konferencë ministri njoftoi se Odeoni i bektashinjve do të jetë gati në këto ditë të paqes.
“Të themi të gjithë së bashku se paqja është e mundur”, - tha Klosi.
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e RamësKlosi: Shqipëria, vendi i harmonisë