Edicioni i 18 të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodrames "Albamono 2022" u çel në qytetin e Pogradecit me shfaqjen "Zerat e Anës". Nën interpretimin e aktores ukrainase Maryna Ivashchenko, shfaqja është një homazh per gazetaren ruse Ana Politovskaya, vrarë nga regjimi i Putinit.

Historia e Ana Politovskaya, gazetares ruse të vrarë nga regjimi i Putinit gjatë luftës së Çeçenisë është vënë në skenë nga regjisorja Valbona Xibri, me interpretimin e aktores ukrainase Maryna Ivashchenko.

Kjo temë e cila është aktuale në ditët e sotme është sjellë në festivalin ndërkombëtar të monodramës "Albamono" për të përcjellë një mesazh të fortë kundër luftës në Ukrainë.

"Ana ishte gjysme ruse e gjysmë ukrainase po të ishte gjalle do të raportonte për luften dhe jam e sigurt se do bente te pamundurën qe lufta te merrte fund".

Ndaj arti duhet të flase duke prekur pikat e forta të aktualitetit, kjo shfaqja ben pikerisht kete gje jep mesazhin e paqes".

Aktorja ukrainase e cila jeton dhe punon në Breshia të Italisë tregon se familjarët e saj jetojnë ende në Ukrainë.

Prinderit e mi jane në Ukrainë përpiqem ti ndihmoj me para, por ndihma ime me e madhe është si artiste, në këtë rast  lëviz nëpër vende të ndryshme, jap shfaqje me mesazh kundër luftës.

Festivali ndërkombëtar i monodramës "Albamono 2022" me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga, Ukraina, Italia, Polonia, Rumania, Moldavia dhe Shqipëria do të jetë në Korçë e Pogradec deri më 23 Qershor.

1655752514_AnaPolitovskaya.jpg

 

Gazetaraj e vrare ruse Ana Politovskaya