Çelet konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut 'Besa', Veliaj: Do të lërë gjurmë në qytet

Çelet konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut 'Besa', Veliaj: Do të lërë gjurmë në qytet

1676628151_8e535d4bc8e44761a1e71d229477a6e8.jpg

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut "Besa", i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.

Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike në qytet, duke lënë mënjanë ndasitë.

"Ky projekt është revolucioni i vërtetë që do të lërë gjurmë në qytet. Është hera e parë në 103 vjet të Tiranës Kryeqytet kur shteti, qeveria, publikja, bashkia, institucionet që mbahen nga taksapaguesit, po heqin mënjanë paratë e taksapaguesve për të blerë një pronë private, që është një monument kulture, sepse privati nuk po e mirëmban. Po flas për Sarajet dhe Shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe tjetra në Muzeun Besa. Është një mënyrë për të kaluar nga historia e treguar dhe e rrëfyer, në diçka të qenësishme për qytetin", u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai renditi disa nga punët e mira që janë bërë në Tiranë, për të cilat ka pasur kundërshtime e që sot janë kthyer në pika kyçe të qytetit. 

“Beteja e parë në bashki ishte për Parkun e Liqenit të Tiranës, ku gjysma e një grupi parlamentar, luftonin këndet e lodrave për fëmijë me pistoleta. Pastaj, u transferuam te Amfiteatri te Liqeni, që gjithashtu është kthyer në një hapësirë moderne. Kur kujtoj Kopshtin Zoologjik, ku dikur luani ushqehej me patate dhe karrota, dhe si u desh të rikuperonim edhe atë hapësirë. Për ata që flasin për Sahatin e Tiranës, dikur sahati nuk punonte. Pallati i Maks Velos kishte degraduar totalisht. Sot shteti i ka blerë me vlerën e tregut të dyja shtëpitë, edhe të Ismail Kadaresë, edhe të Dritëro Agollit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shtëpinë e Gjetheve. Ideja e ruajtjes së qytetit është që të jetohet me frymë njeriu, se nëse s’ka frymë njeriu dhe degradon, atëherë cila është vlera? Nuk është ky identiteti ynë! Mbaj mend të njëjtin debat bëmë te Pazari i Ri. Kurse në ambientet siç ishin Sarajet, mbaj mend atë natë e gdhimë teksa zjarrfikëset luftonin me flakët, fatmirësisht u kap në dy minuta ai incident. Ishte vepër e atyre që donin të digjnin edhe shkollën Kosova”, tha Veliaj. 

Kryeministri Edi Rama shtoi se Bashkia e Tiranës do garantojë suksesin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për qytetin. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije lajmin se pranë Kalasë së Tiranës do të krijohet një hapësirë dialogu, ku jo vetëm të huajt, por edhe fëmijët e kryeqytetit të mësojnë për ‘besën’. Margariti theksoi se kjo do jetë një tjetër prekje e bukur e Bashkisë së Tiranës, që gjithmonë i jep vëmendje zhvillimit të qytetit, duke e parë në dimensione moderne.


Lajmi kryesor:

Shpallet konkursi për muzeun hebraik në Tiranë, Rama: Sot hedhim hap pa kthim! Destiancion i ri i për t'u njohur me historinë e lavdishme të shqiptarëve


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale