Në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta sportive në hapësirën mbarëkombëtare, u çel sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, “Universiada Pranverë 2015” si një bashkëpunim mes universiteteve për të përcuar rëndësinë që ka sporti tek të rinjte.
Në aktivitet ishte e pranishme ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla e cila theksoi rëndësinë e kësaj nisme dhe mbështetjen në të ardhmen të aktiviteteve të tilla
“E di që sot, do të fitoj gara, fairplay, por edhe hapësira e re mbarëkombëtare që krijohet edhe në fushën e sportit”,- tha Ministrja Nikolla
Në ambientet e pallatit të sportit Asllan Rusi do të organizohen sot dhe nesër disa gara sportive mes 11-të universiteteve,me iniciativën e Universitetit të Tiranë, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të hapësirës mbarëkombëtare, edhe në fushën e sportit.
Garat sportive që do të zhvillohen do të jenë ato të basketbollit meshkuj, minifutbollit meshkuj, volejbollit femra si dhe beach-volley për studentë e pedagogë. Kjo është Universiada e dytë radhazi që organizon Universiteti i Tiranës.
Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Sporteve, Tiranë, Universitetit “Marin Barleti" dhe Universiteti
Europian i Tiranës.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO