Vlora e cilësuar si ‘perla’ e rivierës shqiptare është gati të presë turistët e diellit dhe të rërës. Me një atmosferë plot energji, mes aktivitetesh kulturore, sportive, panaireve të shumëllojshëm e me një koncert të madh ku performuan emrat më të mirë të momentit, Vlora hapi zyrtarisht sezonin turistik të vitit 2019. Kreu i bashkisë së këtij qyteti, Dritan Leli u shpreh se Vlora të tillë atmosfere do ketë gjatë gjithë verës.
"Ky koncert është një ogur i mirë për sezonin veror të vitit 2019. Ky sezon do të jetë më i suksesshmi i të gjitha viteve dhe një shembull për të gjithë vendet që bëjnë turizëm. Dua t'ju them të gjithëve që Vlora është vend i sigurt dhe të gjithë familjet mund të vijnë në Vlorë, të jetojnë në Vlorë se është një vend i sigurt. Por qëllimi është që familjarët të vijnë në Vlorë që të kalojnë pushimet. Vlora ka shumë për të thënë dhe ka shumë për të treguar dhe mikpritja e Vlorës është mikpritja, vlera më e madhe që ky qytet ka", tha kryebashkiaku Dritan Leli.
Me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet dhe gatimet, Vlora gjithnjë e më shumë po frekuentohet nga turistët vendas dhe të huaj.
Iken kohet e Vlores turistike kur drejtora ishin lepirsit
Përgjigju