Në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta sportive në hapësirën mbarëkombëtare, u çel sot në pallatin e sportit "Asllan Rusi" "Universiada Pranverë 2015", ku e pranishme ishte edhe ministrja Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
Në fjalën e saj, ministrja Nikolla theksoi se "e di që sot do të fitoje gara, fair play, por edhe hapësira e re mbarëkombëtare që krijohet edhe në fushën e sportit".
Me iniciativën e Universitetit të Tiranë, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të hapësirës mbarëkombëtare edhe në fushën e sportit, organizohen sot dhe nesër disa gara sportive mes 11 universiteteve.
Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Sporteve Tiranë, Universitetit "Marin Barleti" dhe Universiteti i Europian i Tiranës.
Garat sportive që do të zhvillohen do të jenë basketbolli meshkuj, minifutboll meshkuj, volejboll femra si dhe beach-volley për studentë e pedagogë. Kjo është Universiada e dytë radhazi që organizon Universiteti i Tiranës. /atsh/
/Shqiptarja.com