Celibashi i ‘krehu’ listat, ankimimi i PD do të shqyrtohet të martën! KAS cakton edhe relatorin. 

Celibashi i ‘krehu’ listat, ankimimi i PD do të shqyrtohet të martën! KAS cakton edhe relatorin. 

Ilirjan Celibashi

Pas ankimit të Partisë Demokratike Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ do të zhvillojë ditën e martë seancën për shqyrtim të kërkesës për rrëzimin e vendimit për të hequr kandidatët shtesë nga lista e koalicionit opozitar të PD-së. KQZ sot caktoi edhe relatorin e çështjes i cili do të jetë Elvis Çefa.

“Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa”, thuhet në njoftim.

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton dërguan në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, vendimin e kryekomisionerit Celibashi për të reduktuar në 153 emra, listën e saj të kandidatëve për deputetë.

PD e quajti të paligjshëm vendimin për të shkurtuar listat e saj, pasi kjo e fundit dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër