EMRAT/ KQZ i pret me ‘gërshërë’ listën e kandidatëve, PD: E padrejtë, do ta ankimojmë! Përfaqësuesi i PS kërkon hetime të thelluar për Rezart Tushën dhe Zef Hilën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim. Gjatë debateve në KQZ u tha se në listat e koalicionit ‘Aleanca për Ndryshim’ kanë kandidatë të tepër, ku PD ka dërguar 214 kandidatë nga 153 që duhen, por kjo sipas Celibashit nuk përbën arsye për të mos miratuar listat.

Celibashi miratoi listat shumë-emërore të PD, për çdo qark duke miratuar vetëm numrin e nevojshëm të kandidatëve që duhet për çdo qark duke i larguar kandidatët e tepërt.Me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe rikonstruktimin e KQZ, miratimi i listave bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pa pasur nevojë për votimin të përfaqësuesve të partive atje.

Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim 
Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9  (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6  (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15  (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18 (PD kishte dërguar 20 kandidatë)
Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD i kishte dërguar 18 kandidatë)
Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9  (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12  (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36 (PD kishte dërguar 43 kandidatë)
Qarku Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 19 kandidatë)
Përfaqësuesi i KQZ tha gjatë debateve në mbledhje tha se listat kanë më shumë kandidatë duke i numëruar ato qark për qark.

 “Listat kanë më shumë kandidatë se numri i përcaktuar, konkretisht Elbasani ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Dibrës ka  3 kandidatë më shumë, Fier ka 6 kandidatë më shumë, Berat ka 6 kandidatë më shumë, qarku i Durrësit ka 6 kandidatë më shumë, Korça ka 9 kandidatë më shumë, Kukësi ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Lezhës ka  3 kandidatë më shumë, Shkodra ka 9 kandidatë më shumë, Tirana ka 9 kandidatë më shumë, Vlora ka 6 kandidatë më shumë dhe Gjirokastra ka 9 kandidatë më shumë”, tha përfaqësusi i KQZ

Ndërsa përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi hetime të thelluara për dy kandidatë të PD, Rezart Tushën që kandidon në Durrës me nr 8 dhe Zef Hilën që kandidon në Shkodër me nr.5 pasi ka indicie se janë pjesë e dekriminalizmit edhe pse nuk e kanë deklaruar atë në formularin e vetëdeklarimit.

“Nr 8 në Durrës ku ka dalë një vendim dhe ai nuk e ka deklaruar. KQZ duhet të bëhet një verifikim të shpejtë dhe  5 në Shkodër jemi njohur që është person në hetim dhe formular nuk e ka deklaruar. KQZ të vendos një standard që tu jepte mundësi zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe nëse përgjigja do na  vjen që do hiqen nga vlerat e votimit do jetë e pamundur. KQZ të bëj një hetim të thelluar dhe i shpejtë para se të dal fleta e votimit “ përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar
Qarku Tiranë
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi
Qarku Vlorë
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj

Qarku Berat
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Gjirokastër
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Elbasan
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Kukës
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

VIDEO/ Mbledhja e plote e KQZ

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
KQZ i ‘krasiti’ listat, PD: Veprim i padrejtë dhe i diktuara nga interesat politike të mazhorancës! Do ta ankimojmë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatë e nevojshëm duke i hequr ata të tepërt. PD e ka cilësuar si një vendim të padrejtë dhe të diktuar nga interesat politike të mazhorancës. PD shprehet se do të ankimojë vendimin në të gjitha shkallët ankimore.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të përfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, shkruan PD.

Ora 20:11
Lista e kandidantëve të PD e miratuar nga KQZ për 25 prillin, i hiqen 61 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 153 kandidatët e koalicionin PD-LSI për të 12 qarqet në vend, duke i hequr 61 kandidatë të tepërt që ishin në lista. Ja lista e plotë që KQZ miratoi sot për listat shumë emërore të PD-Aleanca për Ndryshim.

QARKU TIRANË

  1. Lulzim Basha
  2. Jorida Tabaku
  3. Alfred Rushaj
  4. Albana Vokshi
  5. Sali Berisha
  6. Agron Shehaj
  7. Fatmir Mediu
  8. Grida Duma
  9. Shpëtim Idrizi
  10. Belind Këlliçi
  11. Vangjel Dule
  12. Mesila Doda
  13. Dashamir Shehi
  14. Flamur Noka
  15. Orjola Pampuri
  16. Aldo Bumci
  17. Ivi Kaso
  18. Oriela Nebiaj
  19. Gent Strazimiri
  20. Mirela Tabaku
  21. Clirim Gjata
  22. Sali Shehu
  23. Dorian Teliti
  24. Enkeleda Sallaku
  25. Arben Tafaj
  26. Gentian Muca
  27. Arjana Cela
  28. Artur Rroshi
  29. Anduena Qefalia
  30. Ylber Valteri
  31. Taulanta Jupi
  32. Petrit Doda
  33. Korab Lita
  34. Ledjana Fratari
  35. Asllan Dugjani
  36. Ethem Aga

QARKU VLORË

  1. Eda Begaj
  2. Bujar Leskaj
  3. Ina Zhupa
  4. Fatjon Veizaj
  5. Arber Agalliu
  6. Gëzim Ademaj
  7. Nada Daullja
  8. Jolio Dine
  9. Julian Zoto
  10. Nadire Mecorapaj
  11. Vangjel Anagjosti shtohet,
  12. Artird Hoxha

QARKU KORÇË

  1. Edmond Spaho
  2. Sorina Koti
  3. Ervin Salianji
  4. Bledjon Nallbani
  5. Saladin Jakupllari
  6. Marjeta Halili
  7. Andrea Mano
  8. Alfred Gega
  9. Soela Myrtollari
  10. Erion Haruni
  11. Andrea Simaku
  12. Anila Hysenbegasi
  13. QARKU SHKODËR
  14. Helidon Bushati
  15. Emilia Koliqi
  16. Ramadan Likaj
  17. Greta Bardeli
  18. Zef Hila
  19. Ludovik Hasanaj
  20. Bardh Spahia
  21. Nard Ndoka
  22. Izmira Ulqinaku
  23. Aldo Gega
  24. Arben Gjuraj
  25. Helga Sallaku

QARKU DURRËS

  1. Edi Paloka
  2. Agron Duka
  3. Merita Bakiu
  4. Oerd Bylykbashi
  5. Ferdinand Xhaferi
  6. Andia Ulliri
  7. Igli Cara
  8. Rezart Tusha
  9. Manjola Luku
  10. Florian Tahiri
  11. Agim Baci
  12. Blerina Reci
  13. Selman Tema
  14. Erzen Laci
  15. Merita Dakovelli

QARKU KUKËS

  1. Flamur Hoxha
  2. Isuf Celaj
  3. Shyrete Koka

QARKU GJIROKASTËR

  1. Tirian Shehu
  2. Roland Bejko
  3. Entela Shehaj
  4. Kosta Braka
  5. Myzafer Elezi
  6. Johana Qerollari

QARKU DIBËR

  1. Xhelal Mziu
  2. Kreshnik Çollaku
  3. Dhurata çupi
  4. Edmond Isaku
  5. Luan Haka
  6. Irini Shehu

QARKU BERAT

  1. Tomor Alizoti
  2. Kasem Mahmumataj
  3. Aferdita Pushi Gjini
  4. Bujar Hoxhaj
  5. Pellumb Nako
  6. Alketa Mukavelati
  7. Ardit Benja
  8. Denis Sahatciu
  9. Ermira Bullari Arizi

QARKU ELBASAN

  1. Gazmend Bardhi
  2. Flutura Acka
  3. Lefter Gështenja
  4. Dashnor Sula
  5. Eugen Isai
  6. Zheni Gjergji
  7. Luciano Boci
  8. Qani Xhapa
  9. Lumturi Hasa
  10. Durim Cekrezi
  11. Fadil Merxheku
  12. Gladiola Cala
  13. Anila Bishqemi
  14. Ardian Zeneli
  15. Mehdi Shehu

QARKU FIER

  1. Enkeled Alibeaj
  2. Eralda Tase Bano
  3. Saimir Koreshi
  4. Luan Baci
  5. Nustret Abdullah
  6. Ilda Dhori
  7. Agron Kapllanaj
  8. Eduard Sharka
  9. Luljeta Sejko
  10. Ferdinand Xhobo
  11. Shpetim Axhami
  12. Alketa Luga
  13. Ndrixhim Bali
  14. Dilaber Kamberaj
  15. Silva Hasa
  16. Edmon Çepele
  17. Elisabeta Rredhi
  18. Jakup Beqiri
  19. QARKU Lezhë
  20. Mark Marku
  21. Agron Gjekmarkaj
  22. Lindita Metaliaj
  23. Kastriot Piroli
  24. Zef Gjoka
  25. Roza Hila
  26. Gjovalin Lasku
  27. Salvator Kacaj
  28. Elda Hoti
Ora 19:43
KQZ miraton listën e PSD-së, Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur regjistrimin e listës shumë emërore të Partisë Social Demokrate, duke lejuar kandidimin e Tom Doshit në Zgjedhjet e 25 prillit.

Ivi Kaso: Kandidatët e PSD barazohen me procedimin penal, edhe në këtë rast ku faktet janë të njohura publikisht, duhet të merren në konsideratë nga KQZ, nuk duhet të ekzistojnë një vendim penal në Shqipëri, por një vendim jashtë territorit të Shqipërisë, që këto raste të trajtohen me seriozitet dhe të mbahet i njëjti qëndrim nëse vërtetohet një rast penal në Shqipëri. Subjektit nuk i lind e drejta për tu regjistruar.

Përfaqësuesi i PSD-së: Ne kemi dorëzuar dokumentet, për verifikime të mëtejshme, asnjë nga kandiatët as kryetari nuk përëbëjnë kusht për mos regjistrimin e partive. Nuk kemi fshehur asgjë, ne e kundërshtjmë PD, nuk ka kusht që ndalon kandidimin e Tom Doshin, ne nuk kemi asnjë shkelje. Të gjitha ato që kërkohen në dokumentacion janë në përputhje. Për verifikime të mëtejshme mund të vazhdoni.

Ilirjan Celibashi: Në të gjitha rastet kur nga dokumentacioni i kandidimit, apo dhe nga të dhënat e tjera publike KQZ merr indice për hetim të thelluar ne do ta bëjmë për këdo kandidat. Ne do të fillojmë kur të jetë rasti do të bëjmë procesin e hetimit, së pari do kërkojmë informacione nga Prokurori i Përgjithshëm. Miratimin e listave për të gjitha qarqet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 17/03/2021 20:20

    Qr sa idiote keta. Kishin 61 kandidate teper. Hajde rrumpalle hajde. Duan edhe te qeverisin keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër