Celibashi kërkesë PD dhe PS: Mos bëni fushatë në institucione publike, po shkelni ligjin! Hiqni banderolat dhe posterat nga këto 2 vende

Celibashi kërkesë PD dhe PS: Mos bëni fushatë në institucione publike, po shkelni ligjin! Hiqni banderolat dhe posterat nga këto 2 vende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike pasi është e ndaluar me ligj.

Për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim, KQZ kërkon heqjen e një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.

"Në zbatim të dispozitave ligjore dhe në respektim të rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit "Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim" nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë", shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.

Afishimi që ka bërë PD dhe KQZ kërkon largimin pasi është në shkelje të ligjit

Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës, të cilat u denoncuan në ditë më parë edhe nga Presidenti Ilir Meta.

"Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe aktet denigruese ndaj kundërshtarëve duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike edhe nëpërmjet materialeve propagandistike. Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit se dy materialeve propagandistike elektorale në Bashkinë Gjirokaster ju kërkojmë të merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre" shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Banderolat e vendosura në Gjirokastër

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.

Kërkesat e KQZ drejtuar PS dhe PD-AN

G.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot