Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij sot në mbledhjen e KQZ kur mori vendimin për mosregjistrimin e Sali Berishës me logon e PD tha se ai vetë ka perceptimin që Berisha është kryetar i partisë por me ligj dhe dokumente figuron Basha.
“Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet Berisha, s'ka regjistrim me siglën e PD në zgjedhje! Celibashi: Partinë e drejton Basha, të firmosë deklaratën, 48 orë afat për plotësim dokumentesh












