Celibashi nga Korça: Duhet ndërhyrë sa më shpejt në Reformën Zgjedhore, të adresohen rekomandimet e ODIHR! Të mos lihet në prag zgjedhjesh

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e cilëson pozitive që pozita dhe opozita të ndërhyjnë në Reformën Zgjedhor për përmirësimin e saj. Nga Korça, Celibashi tha se ndërhyrjet janë të nevojshme pasi në të duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR. Por Celibashi pati një këshillë për klasën politike, që ndryshime nuk duhen lënë në moment të fundit pak para zgjedhjeve si herë të tjera, por është mirë që të bëhen sa më shpejtë.

“Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë  pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 muaj apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Në lidhje me Reformën Territoriale ku opozita kërkon ndryshime dhe rikthimin e komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj, Celibashi tha se kjo çështje nuk i përket KQZ, por partive politike. Megjithatë ai shtoi e Reforma Territoriale duhet të mbyllet shpejt si proces, pasi ka ndikim në Reformën Zgjedhore, që më pas adresimet në të bëhen në mënyrën e duhur.

“Reforma Territoriale si diskutim iu përket partive politike KQZ nuk ka dhe nuk mund të ketë zë në këtë proces ka mendime të ndryshme në lidhje me organizimin e hartës administrative dhe si ajo duhet të jetë por le t'ia lëmë partive dhe qeverisë diskutimin për këtë çështje. Sikurse thashë meqenëse kjo lidhet edhe me Reformën Zgjedhore sa më shpejt të mbyllet ky proces është më mirë, pasi ka ndikim, jo të drejtpërdrejtë, por ka ndikim në Reformën Zgjedhore”, tha Celibashi.

Numërimi i pjesshëm i votave në 255 qendra votimi nga KQZ, nxori zbuluar numëruesit, të cilët u kanë hequr votave disa kandidatëve dhe ua kanë shtuar disa të tjerëve brenda së njëjtës parti.  Por a do ketë kallëzim penal për këto komisionerë që tjetërsuan votën? Sigurisht që po, tha Celibashi, i cili shtoi se KQZ është ende në proces vlerësimi, por në rastet që do të tregojnë deformim të rezultatit do të ketë sanksione administrative dhe kallëzime penale.

 “Jemi në proces vlerësimi akoma të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit, në përfundim të këtij procesi në rastet kur do të identifikohen qartazi shkelje të rënda të rregullave të procesit për numërimin e fletëve të votimit normalisht që do të ketë sanksione të karakterit administrativ por edhe kallëzime penale kur këto shkelje tregojnë dukshëm deformimin e rezultatit të numërimit”, tha Celibashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 28/10/2021 18:34

    Po kete a e kap vettingu? Kunatin e ka super kriminel, Fatmir Mediu quhet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion