Celibashi: Shumica në KQZ
nga propozimet e opozitës

Celibashi: Shumica në KQZ<br />nga propozimet e opozitës
TIRANE- Kur palët duket se kanë rënë dakort për rishikimin e Kodit Zgjedhor, i cili u miratua me konsensus nga partitë, duket se anëtarët e KQZ që janë propozuar nga ish-mazhoranca do të qëndrojnë në këtë pozicion. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si dhe njëherësh ish-kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, konfirmoi dje në një tryezë të organizuar nga USAID se 4 anëtarët e opozitës në KQZ, do të vijojnë të ushtrojnë detyrën. “Jemi të disponueshëm për të thënë që për ne nuk ka rëndësi që edhe shumica në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është e përbërë nga persona, propozimet për të cilët vijnë nga pakica politike”, tha ai.

Ndërsa për nivlet e 2 dhe të 3 të administratës zgjedhore, e cila është kritikuar si e përzgjedhur politikisht ngë partitë politike, Celibashi propozoi që një pjesë e komisionerëve te propozohen nga politika dhe pjesa tjetër të jenë komisionerë të përhershëm që varen nga KQZ. Përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti, nuk ishte dakort. Ai tha se sistemi duhet të jetë i njëjtë, por duhet të ndërmerren masa ndëshkuese për komisionerët që shkelin ligjin. “Formula për mua është e mirë kualifikimi pë rata të vazhdojë. Kontigjeni që ëhstë në dispozicion të KQZ të vazhdojnë dhe ata kualifikimin. Kjo formulë është mirë dhe funksionon”, tha ai. Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, tha se rëndësi ka që komisionerët të jenë të mirëtrajnuar dhe të vetëdijshme për përgjegjësit dhe jo kush i propozon ata. Në këtë pikë ajo ngriti nevojën për shkollën e komisionerëve, projekt ky i ofruar nga OSBE.

Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant