TIRANË - E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, pas një vizite të suksesshme të delegacionit të KQZ-së në SHBA.
Vizita ishte pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë të Departamentit të Shtetit dhe ofroi mundësi për shkëmbimin e përvojave mbi praktikat elektorale dhe forcimin e lidhjeve profesionale.
Gjatë takimit, Celibashi informoi për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të majit, ndërsa VanHorn shprehu mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve zgjedhore.
Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met with State Election Commissioner Ilirjan Celibashi following a successful visit by the Central Election Commissioner (CEC) and his team to the U.S. as part of the State Department’s International Visitors and Leadership Program. The visit… pic.twitter.com/P9bXDGfxL8
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 13, 2024