Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së: Zhvilluan një bisedë të thelluar mbi Reformën Zgjedhore në Shqipëri

Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së: Zhvilluan një bisedë të thelluar mbi Reformën Zgjedhore në Shqipëri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim kryetaren në detyrë e Prezencës së OSBE-së, ambasadoren Clarisse Pasztory.

Gjatë takimit Celibashi njofton në rrjete sociale se "zhvilluan një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri".

"Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor", shkruan Celibashi në facebook.

Celibashi njofton më tej se i shprehu falenderime ambasadores Pasztory dhe vlerësoi punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori