TIRANË - Në një videomesazh, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bëri një urim dhe ftesë të gjithë emigrantëve që nga 11 janari të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare 2025.
''Duke uruar gjithë shqiptarët për një vit 2025, me shëndet dhe mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 janar 2025 fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni. Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre.', thotë kreu i KQZ në videomesazhin për Vitin e Ri 2025.
Celibashi e quajti votimin e diasporës moment historik.
Per ke te votoj? Per Salih qoftelargun, apo per Edi hajdutin. Mos te zeme ne goje kte lepiresin Hackaj qe o si grat e liga.
Përgjigju