Celibashi vendos sot fatin e PD-së së Alibeajt, Beqiri në Report Tv: I detyruar ta regjistrojë! Burimi: S’do ketë surpriza! Daci: Kreu i KQZ s'do reflektojë

TIRANË- Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë sërish ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet vendore, pasi KAS rrëzoi ankimimin e Enklejd Alibeajt. Avokati Idajet Beqiri thotë në Report Tv se Celibashi është i detyruar që sipas ligjit ta regjistrojnë PD-në e Alibeajt në zgjedhje. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati Beqiri thotë se autorizimi i Bashës është i vlefshëm dhe duhet t’i regjistrojë në zgjedhje njëjtë siç regjistroi komisonerët e Alibeajt.

“Vendimi e Zhukrit e çoi çështjen në zero. PD është e regjistruar ka kryetar Bashën, i cili ka dhënë dorëheqjen. Ka lëshuar autorizim. Ky person i ka të gjithë llojet e marrëdhënieve me të gjitha institucionet e qeverisë. Celibashi do t’u bëjë të qefin të dyjave palëve, një dorë në bakllava, një dorë në revani i thonë kësaj. Ligjërisht po gabon, po bën një sforco të madhe. Është i detyruar ta regjistrojë PD, vendimi i tij duhet të jetë absolut. Ashtu siç regjistroi edhe komisonerët”, tha Beqiri në Report Tv.

Për analistin Gen Burimi sot nuk do të ketë asnjë surprizë në vendimin e Celibashit. Sipas tij, çështja do të shkojë në KAS. Në të njëjtën linjë është edhe analisti Alban Daci, i cili thotë se nuk pret një reflektim nga ana e Celibashit dhe se do rikonfirmosë sërish vendimin që dha herën e parë.

“Nuk presim surprizë, se Celibashi nuk mund të vetëmohoet. Celibashi s’ka tjetër alternativë. Çështja do rikthehet sërish në KAS deri tani loja e Celibashit ishte të tregonte që është ai paanshëm. Kjo është një lojë shumë e bukur, kemi të bëjmë me një estabilishment ku Rama kontrollin gjithçka. Vula iu duhet për 2025”, tha Burimi.

“Nuk pres që do ketë reflektim nga ana e Celibashit. Do rikonfirmojë vendimin që ka pasur dhe çështja do kalojë në KAS. Ka një tejkalim kompetencash kur është prononcuar në lidhje me PD. Nuk është kompetencë e Celibashit se kush është në perceptimin e tij kryetari i PD-së”, tha Daci.

Partia Demokratike rrezikon që të mos futet në zgjedhje, pasi edhe në vendimin e parë Celibashi vendosi kusht plotësimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha, i cili rezulton kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike. Por nga ana tjetër, grupi i Alibeajt thotë se nuk do e firmosë Basha pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se sipas tyre dokumentacioni është i plotë.  

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë