KAS e ktheu mbrapsht, Celibashi vendos: PD nuk regjistrohet për 14 Majin, Basha kryetar duhet të firmosë deklaratën solemne! Berisha nuk legjitimohet! Sefa: E ankimojmë

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.  Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar.

Celibashi sqaroi se deklarata ku përmendet angazhimi për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, është një e drejtë ekskluzive që i takon kryetari dhe kurssesi nuk mund të delegohet në palë të tjera.

“I komanduari i ushtron disa kompetenca të kryetarit, por kurrsesi që nuk i ushtron të gjitha kompetencat dhe përgjegjësit. Në kushtet kur deklarata nuk është nënshkruar nga kryetari i partisë, apo ai që i ushtron ligjërisht atributet, kërkesa për PD nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim. PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje”, vendosi Celibashi.

Nga ana tjetër, ai vendosi përfundimisht edhe mos legjitimimin e Sali Berishës. Përballë përfaqësuesve ligjorë të dy palëve brenda PD-së, Celibashi sqaroi edhe një herë se nuk është më mister, që është Basha ai që ka legjitimitetin për të regjistruar partinë në zgjedhjet e 14 majit.  

“Në pikëpamje formale, zoti Basha ose personat e autorizuar nga ky i fundit kanë të gjithë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën. Por, ky autorizim sikurse kam vlerësuar më herët duhet të jetë i plotë”, shtoi ai.

Mes debatit në seancë nga përfaqësuesit e dy palëve, kryekomisioneri artikuloi shtigjet ligjorë përmes së cilave PD mund të ketë ende shanse të fitojë regjistrimin për zgjedhjet e 14 majit, në hallkat e tjera, KAS apo Kolegji Zgjedhor.

“Do të ishte pranuar regjistrimi i PD nëse do kishin çuar dorëheqjen në gjykatë dhe autorizimin, besoj se gjykata do e kishte pranuar ku Alibeaj ishte caktuar të përfaqësojë PD në cilësinë e kryetarit edhe pse ishte nënkryetar”, ka sqaruar Celibashi.

Gjithashtu, në një kohë kur nuk e ka legjitimuar grupimin e Sali Berishës, lind pyetje nëse do të pranojë Celibashi një koalicon që mund të ketë një emër dhe logo të përafërt në ai e tenton në një të tillë. Për këtë, Celibashi nuk pati një përgjigje.

“Nuk mund ta them tani”, tha ai.

Tashmë grupimi Alibeaj i është drejtuar KAS, ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Celibashi nuk i regjistroi në zgjedhje, Sefa ankimon vendimin: Nuk saktësohet cili dokumentacion i mungon PD

1678720092_Screenshot2.jpg

Përfaqësuesi ligjor i PD së Alibeajt, Indrit Sefa ka ankimuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi që PD të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Sefa kërkon shfuqizimin e vendimit të Celibashit dhe kërkon regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor me dokumentin që ka paraqitur në datën 6 mars.

“Në vendimin nr. 172/2023 nuk saktësohet qartësisht se cili dokumentacion i mungon kërkesës për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor, që nevojitet të plotësohet. Mirëpo, duke qenë se dispozitivi i vendimit i referohet arsyetimit të tij për të kuptuar dokumentacionin që duhet të plotësohet, konkludojmë se ngrihen dy pretendime nga ana e Komisionerit:

a) Lidhur me “Autorizimin e përgjithshëm” të Kryetarit të Partisë, Komisioneri ka cmuar se atij i mungon qartësia dhe saktësimi i rastit për cështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Konkretisht, sipas arsyetimit të Komisionerit formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, është një formulim që le vend për një formulim të dytë, që mund të konsiderohet edhe krejt i ndryshëm nga formulimi në fjalë. Për këtë qëllim, ne kuptojmë nga arsyetimi se Komisionerit i duket më i përshtatshëm formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

b) Deklarata e angazhimit solemn “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet”, është nënshkruar nga Nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, sipas autorizimit të shprehur në “Autorizimin e Përgjithshëm të Kryetarit të Partisë”, datë 18 Mars 2022. Sipas vlerësimit të Komisionerit “nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, del qartë që ky detyrimi për kryetarin e partisë nuk është i transferueshëm, apo i delegueshëm tek të tretët, sepse është një akt individual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë. Dispozita e përcakton qartë që deklarata është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe nëse ligji ty të ngarkon si marrës përgjegjësish, je ti dhe vetëm ti që duhet të përgjigjesh përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie”, thuhet në ankimimin e PD së Alibeajt.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 17:57
Përfaqësuesi ligjor i Berishës: PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia! Do shkojmë në KAS

 

Ledio Nurja, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, ka deklaruar se vula shkon aty ku është anëtarësia e ndërsa tha se do e ankimojnë vendimin në KAS.

“Vula simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishës. Kemi kërkuar vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi ankimim në KAS”, ka deklaruar ai.

Ora 17:39
Celibashi: Kam pasur angazhim që çështja të zgjidhet, por vetë PD nuk ka dashur! Ata e dinë arsyen

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ka qenë vetë PD-ja që  nuk ka dashur regjistrimin në zgjedhje, e ndërsa thotë se arsyet nuk i di.

“Ka çështje që interpretohen, por ky rast nuk lë vend për interpretim dhe qëndron dhe ajo që ju thatë që ka pasur gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar rolin e kësaj çështje, e kuptoj rëndësinë e standardit të procesit zgjedhor, por nuk do të thotë që të merret një vendim në shkelje të ligjit, por flasim për një përmbushje të detyrimeve që çdo parti ka në saj të kërkesës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Të gjithë kryetarët e partive politike, rreth 50 parti, deklarata është nën shkruar nga kryetari i partisë, edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar të tretët, pra të gjithë e kuptoj që atë dokument duhet ta nënshkruajnë vetë. Nuk kam asgjë personale me PD, për më tepër që në raport personal kam shumë miq dhe shok, kam pasur angazhimin që kjo çështje të zgjidhet, por nuk kanë dashur që ta zgjidhin, arsyen e dinë ata. Për zotin Basha nuk ka asnjë obligim ligjor, por për këdo tjetër të interesuar do duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë, vetëm kështu, do të fitonin legjitimitetin të tjerë për t’u sjellë si kryetar i PD. Prandaj iu dhashë 48 orë kohë, isha i gatshëm që t’ju jepja më shumë kohë, nuk e donin, nuk e kuptoj kush është i forti”, tha Celibashi.

Ora 17:21
Celibashi s’regjistron Alibeajn për ‘Vendoret’, Sefa: Akt politik, komisioneri i shërben dikujt! I shqyrtoi bashkë dy çështjet PD për të na dëmtuar

 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Alibeajt, Indrit Sefa pas vendimit të Celibashit për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhje thotë se është akt politik dhe i qëllimtë. Ai thotë se fakti që i bëri bashkë dy çështjet e PD-së për ta dëmtuar procesin.

"Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga dokumentacioni ynë. Ai e kishte për detyrim që pas kësaj ai të merret një vendim.  Është bërë me qëllim që komisioneri të dilte me vendimmarrje. Komisioneri bashkon dy kërkesa me një shqyrtim për të penguar PD të regjistroheshin. Ky shqyrtim i përbashkët është në dëm të PD. Komisioneri bëri akt politik.”- tha Sefa.

Ora 17:09
Celibashi: PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje! Vendimi i bazuar në ligj! Plotësoni dokumentet

 

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.

“I ushtron disa kompetenca të kryetarit, por kurrsesi që nuk i ushtron të gjitha kompetencat dhe përgjegjësit. Në kushtet kur deklarata nuk është nënshkruar nga kryetari i partisë, apo ai që i ushtron ligjërisht atributet, kërkesa për PD nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim. PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, kjo vendimmarrje është në vlerësimin ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në ligj. Nuk ka asnjë interes politik apo tjetër veç atij të respektimit nga kushtet”, tha Celibashi.

Ora 17:08
Celibashi: Me argumentim se Basha ka dhënë dorëheqjen bini në kontradiktë, duhet ta kishit zëvendësuar në gjykatë

 

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Partia Demokratike duhet ta kishte zëvendësuar Lulzim Bashën në Gjykatë.

“Ju thatë që Lulzim basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta firmoste deklaratën.  Bie në kontradiktë me veprimet konkrete të bëra nga ana juaj. Sipas jush nënshkrimi i kësaj deklarate nga i autorizuari prej z. Lulzim Basha, Alibeaj është plotësisht në përputhje me ligjin. Mundet që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari i Partisë në disa raste të tjera por duhet që organet e tjera të partisë duhet të dorëzonin në Gjykatë vendimmarrjen që ngarkonin një person tjetër. Organet e tjera drejtuese duhet të depozitonin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin që kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen. Si ligji për partitë, ashtu edhe Kodi Zgjedhor nuk e detyrojnë një parti që të zgjedhin kryetarin e ri por një parti mund të vendosë për një organ tjetër që ta zëvendësojë. Organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike kanë pasur një vit kohë për ta bërë diçka të tillë. Vetëm kështu nënkryetari i PD Alibeaj do të ishte kryetar.

Ora 17:02
Celibashi: Deklarata për ‘mos vjedhjen e votave’ duhet firmosur vetëm nga Basha! Nuk mund të delegohet kjo kompetencë

 

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi ka dhënë argumentet e tij se përse Lulzim Basha duhet të firmosë deklaratën solemne për “mos vjedhjen e votave”.

“Ky autorizim duhet të jetë i plotë në lidhje me tagrat e të autorizuarit, dokumentacioni për regjistrimin e PD, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe jo nga Enkelejd Alibeaj, në bindjen time e bazuar në ligj, deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i Partisë, në vlerësimin tim, neni 64, pika 2, germa e, nuk lë vend për interpretim tjetër. Dispozita nuk lë vend për interpretime, përveç faktit që është kush për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Presidenti zgjidhte nga Kuvendi, vendimi i Kuvendit, nuk i jep atij automatikisht për drejtën për të ushtruar detyrën pa bërë betimim, është akt formal, por mos bërja e tij nuk e lejon presidentin që të ushtrojë detyrën, të njëjtën gjë mbart edhe deklarata solemne. Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë në bazë të autorizimit që Basha ka bërë në 18 mars 2022, përfaqësuesi i PD keni pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruaj edhe deklaratën solemne, ky pretendim i juaji nuk ka bazë ligjore, deklaratat solemne e kryetarit duhet të nënshtrohet vetëm nga kryetari. Është një angazhim personal dhe nuk mund të jetë e transformueshme te të tjerët, karakteristika e deklaratës, tregon qartë se ai dokument është akt ekskluziv vetëm i kryetarit, nuk mund të delegohet. Përgjegjësia vetëm e kryetarit të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në një proces gjyqësor, nuk mund të transferohet te të tretët. Nëse deklarata angazhuese do të lejohej të paraqitej dhe nga një tjetër, atëherë ligjvënësi nuk do ishte kujdesur që ta përkufizonte si “solemne”. “Për t’u regjistruar duhet të paraqesë në KQZ deklaratën nga kryetari i partisë", pra do të ” ishte evituar fjala “solemne”, nëse mund të delegohej si kompetencë”, tha Celibashi.

Ora 16:53
Celibashi e vendos përfundimisht: Lulzim Basha është kryetar i PD, Berisha jo

 

Celibashi e vendos përfundimisht dhe thote se Lulzim Basha është kryetar i PD, Berisha jo.

“Në momentin që ne kërkuam plotësim dokumentacioni dhe meqenëse nuk ka asnjë dokument tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë që ishim herën e shkuar. Vlerësimi im për regjistrimin e Partisë Demokratike është si vijon:Çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim, dhe këtu nuk marr në konsideratë konfliktin tuaj të brendshëm. Në vlerësimin ligjor që unë i bëj këtij dokumentacioni ka disa fakte. Qëndron ligjërisht pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Nuk ka qëndruar se Sali Berisha është kryetar. Pra, nisur nga ky fakt pala e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka legjitimin e plotë. Në vlerësimin tim Lulzim Basha ose personat që përfaqësuar prej tij mund të bëjnë kërkesën”, tha Celibashi.

Ora 16:45
Debate në KQZ/ Sefa: Merrni një vendim për secilën kërkesë! Mos i bashkoni çështjet! Celibashi: Do e marrësh vesh tani kush është PD

 

Mbledhja e KQZ, ka shkakruar debate mes kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit kërkon që Celibashi të marrë një vendim për secilën palë, jo t’i bashkojë të dyja njëherësh.

Indrit Sefa: Dua numrin e protokollit dhe datën e depozitimit

Ilirjan Celibashi: Po bëni autogol Kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, kërkesën e ka bërë pala juaj dhe pala tjetër, në shqyrtimin e kësaj kërkese ne po shqyrtojmë legjitimitetin e secilës palë dhe me vendim marrim regjistrimin ose jo të partisë.

Indrit Sefa: Cdo parti dhe individë tjetër të shqyrtohet veçantë

Ilirjan Celibashi: Dhe aty të shqyrtojë legjitimitetin. Se me këtë vendim unë vij në emër të PS. Më tregoni nurmin e kërkesës dhe datën e depozitimit të saj. Unë po shqyrtoj 2 kërkesa të PD

Indrit Sefa: Nga e di ti që janë të PD,

Ilirjan Celibashi: Nuk e di, tani do e marrësh dhe ti vesh se kush është PD

Indrit Sefa: Po i jepni të drejtë palës tjetër të çojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, në Gjykatë. Merrni Ilirjan Celibashi: vendim vetëm mbi prekën e depozituar nga unë. Çdo kërkesë tjetër të dalë me kërkim të veçantë

Ilirjan Celibashi: Unë e kuptoj shumë mirë këtë që ju po thoni, por ajo që ju kërkoni është pa sens ligjor, ne po shqyrtojmë kërkesën e PD dhe ju po thoni që kërkesën e PD të paraqitur nga një i tretë tjetër ju shqyrtojeni veçmas, se kush e ka të drejtën për ta paraqitur kërkesën, do vendoj

Indrit Sefa: Bëje vetëm.

Ilirjan Celibashi: Kush është PD, si duhet ta bëjë këtë, duhet ta bëjë nëpërmjet një procesi?

Indrit Sefa: Merre vendimin veçantë

Ilirjan Celibashi: Kë se nuk po kuptoj

Indrit Sefa: Në çdo kërkesë, siç e ke marrë për çdo parti. S’mund të marrësh të gjithë

Indrit Sefa: Më shpjegoni numrin dhe datën kërkesa që po merrni në shqyrtim tani

Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD dhe legjitimimin për ta bërë këtë kërkesë.

Ora 16:35
Përfaqësuesi i Berishës në KQZ: Na regjistroni ne! Keni përgjegjësinë të merrni vendim

 

Ledio Nuraj juristi i Berishës në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës

“Në lidhje me kërkesën me kryetar Sali Berishën do të kërkonim regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Ju vendosët 48 orë për plotësim dokumentacioni. KAS arsyetoi që ka qenë vendim i ndërmjetëm i Komisionerit në lidhje me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike apo jo. Unë mbaj qëndrim që nuk kemi çfarë dokumentacioni të plotësojmë. Ne kemi dërguar dokumentacionin në përputhje me Kodin Zgjedhor”, tha Nuraj.

Ora 16:27
Sefa shpjegon ligjin: Ja pse Basha rezulton si kryetar edhe pse ka dhënë dorëheqjen

 

Përfaqësuesi i Partisë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka sqaruar përse Lulzim Basha ekziston ende si kryetar i PD-së në Gjykatë, edhe pse ka dhënë dorëheqjen.

“Basha rezulton i rezultuar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqjen, është këtu sepse në bazë të ligjit për PD nuk mund të depozitohet dorëheqje. Por vetëm emërimi i kryetarit të ri dhe për sa kohë nuk ka kaluar në një proces zgjedhor është i pamundur regjistrimi i kryetarit të ri, në regjistër nuk regjistrohet as zv.kryetari, por vetëm zgjedhja e kryetarit të ri”, tha Sefa.

Ora 16:25
Sefa akuza Celibashit: Po merrni rol aktiv në këto zgjedhje! Po i shkaktoni një dëm të madh PD, s’regjistrohemi dot në koalicion

 

Përfaqësuesi i Partisë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa e ka akuzuar kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi se me mosveprimet e tij i ka shkaktuat një dëm të madh PD-së pasi nuk mund të bëhet pjesë e koalicioneve, e ndërsa e ka akuzuar se po merr një rol aktiv në këto zgjedhje.

“Ju e keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal i individit, ndërkohë që Kodi dhe vendimi i Komisioni Rregullator, shprehet qartë që është impenjim sipas funksionit, dhe angazhohet që partia nuk do të marrë pjesë në shitblerje të votës. Jemi të bindur që ajo është një detyrim si pasojë e funksionit dhe mund të delegohet. Ndaj interpretimi nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë një dëm për PD se jemi në limitet për bërjen e kërkesës së koalicioneve partiake. Afati i fundit është data 15 mars, ju ka dhënë juve një rol aktiv në zgjedhje, KAS shpreh qartë që afati që keni vendosur ju prej 48 orësh kishte mbaruar në orën 10:00 të orës 10:00, ju nuk keni marrë asnjë vendim për 100 orë. Ndaj veprimi dhe mos veprimet tuaja në kohë, i kanë shkaktuar PD një dëm, duke mos i dhënë mundësi që të marrim pjesë në koalicione. Qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe në asnjë bazë të ligjit. Kërkesa për datën e zgjedhjeve vendore nuk e drejtë, se ai vlen për këto zgjedhje”, tha Sefa.

Ora 16:23
Regjistrimi i PD në dorë në Celibashit, Sefa: Jepni vendime të veçanta për dy kërkesat që ju kanë ardhur! Shqyrtojini si çështje të ndara

 

Regjistrimi i PD ka mbetur në dorë të komisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashit dhe këtij të fundit përfaqësuesi i ligjor i PD-së Indrit Sefa i ka kërkuar që ta shqyrtojë PD si parti vetëm me një kërkues të saj. Sipas Sefës duhet të merren duhet të merren vendime të veçanta për dy kërkesat që kanë ardhur nga PD, pra për Berishën të ketë një vendim dhe për kryetarin e komanduar të PD, Alibeajn një vendim.

Pjesë nga diskutimi:

Sefa: Duhet të shqyrtohen çështje të veçanta.”- tha Sefa. Çdo dokumentacion do të jetë pjesë e dojses që lidhet me këtë shqyrtëim.

Celibashi: Ne shqyrtojmë kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe vendimmarrja do jertë mbi këtë kërkesë. Jeni ju që po thoni se ka dy kërkesa, unë këtë jam duke shqyrëtuar.

Sefa: Në këtë vendim ka dy kërkues, nëse legjitimoni kërkues të tjerë është problematikë e ajuaja. Kërkues ëshët vetëm një dhe është PD. Në kërkesën e depozituar nga PD duhet të jetë vetëm një kërkues.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reni: 15/03/2023 01:59

    Kur do ta marim supen se vdiqen duke komentuar

    Përgjigju
    • Riku: 15/03/2023 07:59

      Infantil funksional me te drejte vote...pikkaaaaa

  • Riku: 15/03/2023 01:17

    Dil tani zonja ambasadore pershwndet vendimin per zgjedhjet e 2ta me radhe me nje subjekt garues... bravo... 1 mandat bashkiak surrogat i pasuar nga nje legjslature me nje opozite surrogate kerperatash e pasuar tani nga nje tjeter mandat surrogat... kesaj i thone demokraci... o hipokrit mavi gezoni per standardet ganeze qe po implementoni

    Përgjigju
    • Reni: 15/03/2023 08:22

      Eshte ironi o riku

  • Iris: 15/03/2023 00:51

    Dhe hedhin vickla per nje deklarate idiote per zgjedhje te ndereshme e mos blerje vote, te cilen Meta e LSI e kane shkelur sa here!Bashes nuk i kushton asgje qe t'a firmose dhe fajin e ka vete per kete ngaterese,se beri doreheqje me goje,por jo me doc.gjykate dhe tani ngulin kembe si mushkat per budallalleqe.Pse duhen penalizuar dhe demokratet e thjeshte dhe pse duhet te perfitoje Berisha nga idiotesira te tilla vetem keta e dine?!

    Përgjigju
  • Lui: 14/03/2023 20:04

    Edhe pse s'jam jurist e kuptoj fare mirë që për aq kohë sa është në proces për statutin, i bie që gjykata nuk është shprehur sepse është kthyer për rigjykim. Dmth zyrtarisht figuron Lulzim Basha kryetar. Pavarësisht nga deklaratat publike për dorëheqjen, nga ana ligjore Basha ka akoma përgjegjësinë për firmën dhe vulën kur bëhet fjalë për procese gjyqësore. Ndërsa për vendime të brendshme mund t'ia delegojë firmën kujt të dojë. Kaq e thjeshtë është..

    Përgjigju
  • turi: 14/03/2023 19:26

    mos e fusni fare ne zgjedhje PD E TE DY KRAHEVE,,,,,,,TE DALIN PARTI TE REJA......

    Përgjigju
  • Berti: 14/03/2023 19:10

    O Celibash te pakten njeren pd e kishe regjistruar sa per tu mbyllur gojen.Ata humbsa jane. Po ske faj qe kur te ka ikur gruja i ke mar inat kta te pd.

    Përgjigju
  • Arben: 14/03/2023 17:44

    Dite feste per shqiptaret. Me sa duket krijeses monstruoze te vitit 1990 me qëllim shkaterrimin e Shqipërisë, po i vjen fundi.

    Përgjigju
  • Linda: 14/03/2023 10:30

    Gezuar Diten e Veres sot qe qe shte dite kaq e bukur besojm se dhe komisioni i zgjedhjeve te na japi nje lajm sa me te bukur per partin demokratike.Pavaresisht se ke parti simpatizon cdo qytetar te gjitha partit jane te te gjithe qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!