TMZ ka lajmëruar shtyrjen e kthimit të Celine Dion në rezidencën e Caesars Palace në Las Vegas.

Këngëtarja do të rikthehej në mars të këtij viti pas shkëputjes në gusht për tu kujdesur për bashkëshortin e saj prej 20 vitesh Rene Angelil, por e ka shtyrë kthimin deri në fund të vitit.

celine dion

72-vjeçari i cili është menaxher në muzikë po lufton me kancerin, por raportohet që tashmë ndihet më mirë.

Celine Dion performon në The Colosseum që në vitin 2003, ku gjenden edhe emra të tjerë që e preferojnë si Elton John, Rod Stewart etj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)