Çelja e negociatave, rezoluta për
Shqipërinë: Dënoni zyrtarët e lartë
Dënimi i funksionarëve të korruptuar dhe zbatimi i ligjit të Vetingut, mbeten kushtet kryesore të Brukselit për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ditën e hënë, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të nisë diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit, Knut Fleckenstein, për ecurinë e reformave në Shqipëri, në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.
Dënimi i funksionarëve të korruptuar dhe zbatimi i ligjit të Vetingut, mbeten kushtet kryesore të Brukselit për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ditën e hënë, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të nisë diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit, Knut Fleckenstein, për ecurinë e reformave në Shqipëri, në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.
Fleckenstein pohon se Shqipëria ka arritur sukses në procesin e integrimit evropian por zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, i reformës elektorale, i ligjit të dekriminalizimit është me rëndësi në forcimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e tyre publike dhe përfaqësuesit politikë. Draft raporti vë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare të këtij viti.
Parlamenti Evropian këmbëngul sërish për zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi dhe në veçanti të Vetingu të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë, që të vijojë procesi i integrimit. Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.
Dënimet Eurodeputetët kanë vlerësuar hapat e ndërmarrë në luftën antikorrupsion, por ata kërkojnë rezultate konkrete në këtë drejtim. Kërkohet më tepër bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës që të arrihet në dënimin e funksionarëve të lartë dhe të mbikëqyret financimi i partive politike. Arrestimi dhe dënimi i zyrtarëve të lartë, të përfshirë në praktika korruptive, është tashmë kryefjala e çdo raporti të Brukselit dhe Uashingtonit për Shqipërinë. Për të krijuar një historik me hetime dhe dënime në nivele të larta, Kuvendi ka miratuar një ligj të rëndësishëm, për ngritjen e Gjykatave të Speciale, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Por, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi që nga viti i kaluar, institucionet në fjalë ende nuk janë ngritur.
Kërkesat e tjera Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit, Brukseli i bën thirrje komisionit parlamentar të reformës elektorale të përfundojë rishikimin e kodit elektoral duke përfshirë rekomandimet e
OSBE-ODHIR-it dhe për të mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë. Eurodeputetët kanë mirëpritur hapat në luftën antikorrupsion dhe në operacionet e reja kundër plantacioneve të drogës. Raporti i Fleckenstein që pritet të kthehet në rezolutë të Parlamentit Evropian në pranverë ka marrë 231 amendamente që votohen të martën në Komisionin e Jashtëm.
AmendimetAmendimet kryesisht kanë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme parlamentare ku përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduard Kukan ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare që të vijohet me tej procesi i integrimit. Po ashtu kërkohet të gjenden zgjidhje për problematikën me azilkërkuesit drejt vendeve anëtarë të BE-së, mbipopullimit të burgjeve dhe të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15