Çelja e negociatave, Von der Leyen: Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së për emergjencat civile

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

'I nderuar Kryeministër Fiala,

I nderuar Kryeministër Rama,

I nderuar Kryeministër Kovačevski,

Ky është një moment histori!

Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur pikërisht negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju, ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri, i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht shumë përkushtim për vlerat tona. Keni treguar këmbëngulje, keni patur besim tek procesi drejt BE-së, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj.

Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE-së por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj dhe këto reforma tashmë po japin një cilësi më të mirë jetese.

Ne si Komision Europian ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës e do të vazhdojmë ta bëjmë prandaj shkurtimisht le të reflektoj mbi tre tema:

Së pari, mbi negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi i akive europiane do të jetë hapi i parë dhe ky shqyrtim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të.

Pika e dytë është që ne do të vathojmë të jemi më afër në fusha kyçe, për shembull Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, mbi tërmetet apo aspektet e tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty sa herë që do të ketë shkaqe të tilla.

Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shqyrtojë me ne marrëveshjen FRONTEX, që do të jetë dislokimi i FRONTEX në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe Dimitar, ti mund të mbështetesh tek mbështetja ime që të gjitha ligjet do të përkthehen në gjuhën maqedonase pa fusnota e të gjitha do të jenë në gjuhën maqedonase.

Pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju do të keni rrugën drejt BE-së. Do të ketë rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja e pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe këtë meritojnë.

Në fund, kryeministër Rama, i dashur Edi

Kryeministër Kovačevski, i dashur Dimitar, do t’ju drejtohem personalisht.

Ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion, ju keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha dhe jo thjesht kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, ju keni treguar pikërisht bashkimi tuaj me vlerat europiane si partnerë të vërtetë prandaj personalisht do doja t’ju falënderoja.

Kryeministër Fiala, urime sepse fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke e kjo është ngitu normalisht dhe nga puna e presidencave të mëparshme e ju do të luani një rol të rëndësishme që ky proces të shkojë përpara. Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë, ku një ditë do të presim si Maqedoninë edhe Shqipërinë si të barabartë.' tha presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Rama: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë për ëndrrën evropiane! Kovaçevski: Evropa më e pasur me ne! Von der Leyen: Ballkani, pjesë e kësaj familje (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja