Një vit përgjime telefonike i kanë shërbyer prokurorisë së krimeve të rënda për të zbuluar celulën e xhihadistëve e cila operonte në Shqipëri dhe mbante lidhje me rekrutues luftëtarësh në Itali e Siri.

Kjo është konfirmuar këtë të martë në gjykatën e krimeve të rënda nga prokurorja Elisabeta Imeraj e cila i ka kërkuar gjykatës të administrojë si prova të akuzës kundër 9 imamëve të pandehur për terrorizëm këto përgjime.

Nga përgjimet u shpreh prokurorja kuptohet qartë se Bujar Hysa, Genci Balla, Gert Pashaj, Fadil Muslimani dhe 5 të pandehurit e tjerë kanë pasur dijeni për rekrutimet e shqiptarëve drejt Sirisë dhe po ashtu kanë përkrahur luftën e tyre.

Për të treguar se janë ndejkës të lajmeve dhe të aktualitetit ata kanë komentuar dhe debatit për pranimin e 2000 muxhahedinëve nga Shteti Shqiptarë, ku Bujar Hysa ka replikuar me gjykatën duke thënë se ne përkrahim luftën e shenjtë dhe jo dy mijë spiunë që do sjellë Amerika në Shqipëri.

Por si janë përgjuar imamët e vetshpallur?
Sipas Akuzës më aktivët në bisedat për rekrutime luftëtarësh, ndjekjen e itinerarit të tyre drejt Sirisë dhe përkrahje të luftës për xhihad rezultojnë Bujar Hysa e Genci Balla të cilët në total kanë përdorur 7 numra telefoni të ndrysëm.

Këto nurma celulari sqaroi prokurorja të pandehurit i përdornin në interval të ndryshme kohe kjo për të shmangur përgjimin i cili ka zgjatur prej Janar 2013 deri në Janar 2014. 

Ndërsa referuar vdekjes së Diamant Rashës në Siri,Bujar Hysa është përgjuar duke konfirmuar vdekjen e tij me fjalët "Iku, një nga vëllezërit tanë shkoi tek Allahu".
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)