Është rikthyer sërish debati i fortë për godinën e Teatrit Kombëtar, ku tashmë edhe mes vetë artistëve. Ishte aktori Mirush Kabashi, që trazoi situatën me deklaratat e forta në protestën e fundit kundër prishjes së godinës, duke recituar disa vargje të poezisë ‘Hakërrim’ të Ali Asllanit.

Kabashi vijoi me akuzat, duke mos kursyer as drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, të cilin e akuzoi për censurë në institucionin që ai drejton.

 Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin.

Aktori Mirush Kabashi

I menjëhershëm dhe po me tone të ashpra ishte dhe reagimi i Hervin Çulit, i cili shkruan në rrjetet sociale se Mirush Kabashi ‘grabiti’ rrogën në Teatrin Kombëtar për 15 vite rresh dhe u ngjit në skenën e TB vetëm me një shfaqje.

Sipas tij, aktori Kabashi ka përfituar 10 milionë lekë në 15 vite, ndërsa e quan atë dhe mashtrues ordiner, teksa komenton akuzën për censurë. Në statusin e tij kundër Mirush Kabashit kanë vërshuar një sërë komentesh, ku një pjesë i japin të drejtë aktorit dhe një pjesë kritikojnë Drejtorin e Teatrit Kombëtar për akuzat ndaj Kabashit.

Hervin Çuli ju është përgjigjur të gjithë komenteve, ku shfaq hapur irritimin ndaj akuzës së Kabashit për censurë, duke mohuar prerë që diçka e tillë të ketë ndodhur. Më poshtë, ju sjellim disa prej komenteve, ku Hervin Çuli replikon me qytetarë të ndryshëm.

Ndër të tjera, Çuli shkruan se paraardhësi i tij e mbante në punë kot aktorin, ndërsa ai e nxori në pension. Sipas tij, kjo është arsyeja pse e sulmon Kabashi, duke shtuar se aktori donte të rrinte ende dhe të merrte rrogën qyl.

Unë e nxora në pension pas dy vitesh që paraardhësi e mbante në punë kot. Ndaj më sulmon, se donte të rrinte ende dhe të merrte rrogën qyl. Paraardhësin e tërhiqte për hunde ky kodosh, sepse ai ishte frikacak ndaj këtyre që ju i etiketoni si aktorë të mëdhenj. Dhe kështu çfarë bëni miku im? I jepni disa si ky statusin e të paprekshmit.

Dhe ca si ky binden që mjafton ky status që ta hedhin shurrën përpjetë si ti dojë kokrra e qejfit dhe të marrin këdo që kanë inat neper goje sepse cthone keta eshte e verteta absolute. Jo miku im nuk funksionon keshtu. Vete ju si publik dhe si miq te teatrit here here manipuloheni nga deklamimi emocional dhe nuk degjoni edhe kur flasin broçkulla.

Dhe e di pse genjen hapur ky mashtrues ordiner more Endri?Pikerisht sepse ju me dashurine tuaj i keni mesuar qe te thone cte duan dhe te shpifin cfare te duan se ata do besohen. Portalet genjeshtren do ta publikojne menjehere se e ka thene aktori i madh dhe keshtu mashtrimii tij i ndyre morri fuqine e se vertetes absolute. kaq.

Komenti i Hervin Çulit

Disa prej komenteve të Drejtorit të Teatrit Kombëtar me qytetarët

 “Hahahaha! Zotëria “hani pini dhe rrëmbeni”, pasi “grabiti” për 15 vjet rrogën ne Teatrin Kombëtar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombetar.

Ky individ qe morri rrogën 15 vjet dhe u ngjit ne skenën e TK-se vetem me nje shfaqje, është objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare.

Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.

Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha.

Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar përpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenën e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne ç’drejtim te paditur rreshket.

Hervin Çuli, Drejtori i Teatrit Kombëtar


(Postimi i Hervin Çulit)