Deputetja e PD sulmon drejtorin e TK: Je i turpshëm o mjeran, i kujton rrogën Mirush Kabashit

Deputetja e PD sulmon drejtorin e TK: Je i turpshëm o mjeran, i kujton rrogën Mirush Kabashit

Mirush Kabashi dhe Hervin Çuli

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, është përfshirë në debatin për Teatrin Kombëtar mes aktorit Mirush Kabashi dhe drejtorit të TK, Hervin Çuli.

Kadiu ka komentuar deklaratën e Hervin Çulit, i cili shkruante në ‘Facebook’ se aktori ka marrë 15 vjet rrogën kot në TK dhe vetëm një herë ka dalë në skenë.

Sipas deputetes së djathtë, ky është një turp, teksa drejtori i tregon pagën aktorit të merituar, njeriut me vlerë të shtuar për Shqipërinë.

Ne respekt te nje aktori te merituar dhe nje njeriu qe eshte vlere e shtuar per Shqiperine. Drejtori i teatrit kombetar I tregon pagen Mirush Kabashit. TURP. A I tregon dot ndonje post qe Mirush Kabashi ka marre pa e merituar?!!! Jo. A I tregon dot ndonje rrushfet qe ai ka marre?!! Jo. A I tregon dot ndonje pazar qe ai e ka bere me moralin?!! Jo. Atehere mbylleni o mjerane.

Me një karrierë shumë të pasur 48- vjeçare, mes skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur vazhdon të punojë intensivisht brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë. Ai ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze të Parisit, Vjenës Kajros, Kievit, Torontos, Athinës, Beogradit.

Aktori Mirush Kabashi numëron në karrierën e tij mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë ne kinematografi.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu


(Postimi i deputetes Kadiu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 13/06/2018 12:03

    Avokatja me sigken e PD hyn kot ne rastin konkret , thjesht per gjoja mbrojtje politike . Madheshtine e artistit Kabashi nuk zvoglon asnje , por debati me Culin eshte me konkret . Artistet e Oskarit ne Hollivud ( nje shembull vulgar) nuk paguhen po nuk luajtet , dhe Culi jep nje fakt konkrwt se nga taksapaguesit ka 15 vjet qe Mirushi oaguhet duke dhene nje cfaqe . Ku eshte e keqa kur ipet nje realitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë