Censura në konferencën e FSHF-së dhe pyetjet që s’morën përgjigje

Censura në konferencën e FSHF-së dhe pyetjet që s’morën përgjigje

Andi Verçani dhe Aldi Topçiu në konferenën për mediat

“Do të ketë një komunikim të jashtëzakonshëm për shtyp të premten në orën 10:00”. Ishte ky njoftimi i zyrës për shtyp të FSHF-së, drejtuar gazetarëve në mbrëmjen e së enjtes. Natyrshëm, duke parë situatën e mbushur me akuza dhe denoncime të forta, për më tepër në prag të zgjedhjeve të FSHF-së, interesimi i mediave ishte i lartë.

Fillimisht u mendua se vetë kreu i institucionit të futbollit, Armand Duka, do të ishte i pranishëm në këtë konferencë, ose sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku. Nuk ndodhi kështu dhe në sallë u shfaqën drejtori i Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit, Aldi Topçiu, si dhe Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Erand Ibrahimi.

Të tre ngritën “flamurin” e transparencës në fjalën e tyre, por çfarë ndodhi pasi folën të tre zyrtarët e FSHF-së? Nga një konferencë në emër të transparencës, u kthye në konferencën e censurës. Pyetjet u pranuan vetëm nga ata gazetarë që kishte qejf drejtori i komunikimit! Gjithsesi, “Panorama Sport”, në respekt të lexuesit të saj, po publikon sot pyetjet e munguara, që natyrisht ata që dolën në konferencë, nuk kishin dëshirë t’u përgjigjeshin për t’iu shmangur të vërtetës. Ku janë 600 mijë dollarët e fondit të emergjencës nga “FIFA Forward 2.0”?

Pse u përdorën paratë e pandemisë për investime e projekte dhe jo për destinacionin parësor (për klubet)? Pse FSHF-ja ka deklaruar në bilancet financiare si fonde nga FIFA për pandeminë në vitin 2020 vetëm 400 mijë euro, ndërsa ka tërhequr 1.6 milionë euro?

Pse nuk janë publikuar listat e anëtarëve që votojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve në shoqatat rajonale? Pse u shtynë zgjedhjet në shoqatën rajonale të Shkodrës? Përse nuk u regjistrua kandidati i shoqatës rajonale të Durrësit, edhe pse ai kishte tri propozime zyrtare? Këto pyetje ndoshta marrin një përgjigje në ditët në vijim…/PanoramaSport

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë