Në pritje për të shënuar premierën në Bujanovc në 10 qershorin që lamë pas, dy filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, produksione të Preshevës u desh të kalonin një sagë, të denjë për një tjetër skenar filmi…
Një letër anonime, dërguar policisë së Bujanovcit, në vend të prezantimit të filmit, e çoi producentin Gani Veseli nga stacioni policor drejt Gjykatës së Lartë të Vranjës në Serbi, ku filmat e Kosovës me skenar të Shkëlqim Islamit e Musa Isufit, ‘viheshin nën akuzë’, se nxisnin urrejtje ndëretnike për shkak të përmbajtjes nacionaliste…
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Veseli, gjithashtu protagonist në film, ka hedhur poshtë pretendimet se “I pabesi” ku janë përqendruar dhe tri seancat e gjata gjyqësore cenon harmoninë mes nacionaliteteve. Ai thekson se ngjarjet i referohen shekullit XV-XIV, dhe jo kohës së sotme moderne. Pavarësisht uniformës së diskutuar në seanca me mbishkrimin ‘milicia’ ai thotë se skenari nuk përqendrohet në nacionalitete të caktuara, as maqedonase e as shqiptare…
Akuzat se filmat nxisin urrejtjen etnike e diskriminim duke rëndë ndesh me Ligjin e Kinematografisë, siç përcjell Radio Evropa e Lirë, të mbështetura dhe në analizën e Qendrës së Filmit të Serbisë në Gjykatë, skenaristi Islami i ka hedhur poshtë, duke thënë mediatikisht se u del garant prokurorëve të Serbisë, sikundër edhe autoriteteve të Luginës së Preshevës, se asnjë nga filmat e tij s’përmban elementë të tillë.
Por nga ana tjetër, vendimit i Gjykatës serbe për ndalimin e shfaqjes në vendin e tyre të filmit “I pabesi” dhe lejimin e “Heshtja vret” me kusht që të fshihet logoja e Republikës së Kosovës, i parapriu premiera në 9 gusht në Prishtinë, me pjesëmarrjen e krerëve të qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.
“Ne dëshmuan se tentativa për të ndaluar artin e filmin shqip nga ana e Serbisë, nuk do të ketë asnjëherë sukses tek Shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha producenti Veseli, i cili mori mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Ndërkaq, producenti është shprehur se nuk do të hiqet logoja e Republikës së Kosovës për asnjë nga filmat që do të kërkojnë rrugën e suksesit drejt festivaleve ndërkombëtare…
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)