Censusi, INSTAT-i nxjerr përfundimin
Në 10 vjet, 8% më pak shqiptarë

Censusi, INSTAT-i nxjerr përfundimin<br />Në 10 vjet, 8% më pak shqiptarë
TIRANË - Ka paraqitur përfundimet e Censusit të zhvilluar dy vjet më parë Instituti i Statistikave. Sipas tyre, popullsia rezidente është pakësuar 8% dhe shtesë si qarqe ka patur vetëm në Tiranë e Durrës. Shqetësuese është përhapja e analfabetizmit

Popullsia është rritur vetëm në Tiranë e Durrës, në të gjithë qytetet e tjera banorët janë larguar në 10 vitet e fundit. INSTAT ka bërë dje publike, në një conference, të dhënat përfundimtare të Censusit të Popullsisë dhe Banesave, i cili u realizua në vitin 2011.

Sipas të dhënave të tij, më 1 tetor 2011 popullsia banuese (rezidente) në vend është 2.821.977 banorë, me një rënie prej 8 përqindësh nga Censusi 2001, kur kjo shifër ishte 3.069.275.

Tirana mbetet gjithnjë qarku më i madh, me 27% të popullsisë; 11% e shqiptarëve jetojnë përkatësisht në Fier dhe Elbasan; 9% në Durrës; 8% në Shkodër dhe Korçë; nga 5% në Berat, Dibër, Lezhë. Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet më të vogla me 3% të popullsisë në secilin qark.

Në përqindjen e popullsisë sipas qarqeve 2001-2011, bie në sy rritja e numrit të banorëve në Tiranë, ku sot jeton gati 27% e popullsisë, nga 19.5% në vitin 2001 dhe zvogëlimi i qyteteve të tjera si Fieri e Elbasani, ndërkohë që Durrësi ka shënuar të njëjtën tendencë si Tirana.

Konkretisht, Qarku Tiranë ka shënuar rritjen më të madhe (25%) dhe ai i Durrësit është zgjeruar me 7%. Gjirokastra është qarku me rënien më të madhe të popullsisë në dhjetë vjet (36%).

Sipas të dhënave të Censusit 2011, popullsia me diplomë universitare ose gradë më të lartë të fituar është në nivelet më të larta në Tiranë dhe Gjirokastër, përkatësisht me 18.8% dhe 12.3%.

Përqindja më e lartë e femrave me nivel më të lartë të arritur shkollimi është në Elbasan 55.7% e Shkodër 53.4%. Përqindja më e lartë e meshkujve me nivel më të lartë të arritur është në Gjirokastër 52.4% e Dibër 52.1%.

Numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 10 vite, bën të ditur INSTAT. Ndërsa përqindja më e lartë e anafalbetizimit është në Lezhë e Elbasan.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë