Centrali bërthamor i Zaporizhias shkëputet sërish nga rrjeti elektrik! Erdogan – Putinit: Turqia mund të ndërmjetësojë për centralin e Zaporizhjas

Centrali bërthamor i Zaporizhias shkëputet sërish nga rrjeti elektrik! Erdogan – Putinit: Turqia mund të ndërmjetësojë për centralin e Zaporizhjas

Centrali bërthamor i Zaporizhias

Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështes nga Moska bënë të ditur se centrali më i madh bërthamor i Evropës, ai i Zaporizhias, u shkëput nga rrjeti në orët e para të mëngjes të së shtunës mes bombardimeve të vazhdueshme që shkatërruan një linjë kryesore të energjisë. Komentet vijnë ndërsa një ekip nga agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore po inspekton termocentralin, i cili së fundi është ngërthyer nga luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse. Misioni i OKB-së ka për qëllim të ndihmojë në garantimin e sigurisë së impiantit. Prej javës së kaluar impianti është shkëputur vazhdimisht nga rrjeti elektrik i Ukrainës. Agjencia ukrainase për Energjinë Bërthamore 'Energatom' ka bërë të ditur se shkak kanë qenë bombardimet me mortaja e artileri pranë zonës. Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer në mënyrë të vazhdueshme akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për vënien në rrezik të centralit bërthamor.

Për këtë çështje sot pati një bisedë mes Presidentit rus Putin dhe atij turk, Erdogan. Turqia mund të ndërmjetësojë përplasjet për termocentralin bërthamor të Zapoirzhjas, i tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, homologut rus, Vladimir Putin në një telefonatë më 3 shtator.

"Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia mund të luajë një rol lehtësues në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, ashtu siç bëri në marrëveshjen e grurit", tha zyra e Erdoganit në një deklaratë, duke iu referuar një marrëveshjeje të eksportit të grurit të nënshkruar në korrik nga Rusia dhe Ukraina, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia.

Zaporizhia, që ka rënë nën kontrollin rus pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Më 18 gusht në Lviv të Ukrainës, presidenti ukrainas, Zelensky është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kanë diskutuar për centralin bërthamor të Zaporizhjas.

“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, tha Erdogan gjatë konferencës për media pas takimeve në Lviv.

Forcat ruse dhe ukrainase kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës, duke ngritur shqetësime për një fatkeqësi të mundshme bërthamore. Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që vizituan centralin këtë javë, shprehën shqetësimin për "integritetin fizik" të objektit.

Luftimet përreth ndërtesave bërthamore kanë rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi të mundshme bërthamore. Centrali i pushtuar i Zaporizhjas operohet nga inxhinierët ukrainas. Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali më 1 shtator, njoftoi agjencia, duke shtuar se inspektorët qenë në gjendje të monitorojnë situatën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit