'Çentralisti'/ Mbi 500 mijë € vjedhje kompanisë telefonike, arrestohet punonjësi i 'Call Center' i shpallur në kërkim

Policia e shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për 'vjedhje duke shpërdoruar detyrën'. I arrestuari është F.P banues në Berat dhe është arrestuar në vijim të operacionit të koduar 'Çentralisti' që u finalizua në shkurt të këtij viti.

Nga ky operacion në atë kohë u arrestuan 9 punonjës Call Center-i , ndërsa në kërkim u shpallën 6 të tjerë. Grupi akuzohet se kanë vjedhur mbi 500 mijë euro një kompanie të huaj telefonike.  Hetimet në kuadër të këtij operacioni nisën që në vitin 2018.

Skema e vjedhjes
Personat e arrestuar kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme.

Ata akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës