TIRANË-Nëntë punonjës të një Call Center-i janë arrestuar, ndërsa 6 janë në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë, pasi i kanë vjedhur mbi 500 mijë euro një kompanie të huaj telefonike. Operacion policor i koduar “Çentralisti” u finalizua pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018.
Të arrestuar;
J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
A. V., 30 vjeç, banues në Fier
E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë
Skema e vjedhjes
Personat e arrestuar kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme.
Ata akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
30 Nëntor 2024, 10:37
-
U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi
21 Gusht 2024, 10:20
-
Mashtruan evropianët përmes ‘Call Center’, SPAK çon për gjykim 2 të pandehur: U zhvatën italianëve 3 mln euro! Me paratë e fituara, blenë pasuri të paluajtshme
27 Korrik 2024, 14:39
-
Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal
24 Korrik 2024, 21:20
-
SPAK i akuzoi për vjedhjen e 7 mln euro gjermanëve, GJKKO dënon 21 vite burg pronarin e Call Center e bashkëpunëtorin! I kthehen pasuritë e sekuestruara! Operatorët shpallen të pafajshëm
8 Korrik 2024, 15:11
-
Arrestimi i kryekomisarit Fatmir Balaj, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme! Në laboratorin e kriminalistikës u ndryshua USB-ja që fshihte mashtrimet
26 Qershor 2024, 10:26
-
Mashtrim me ‘call-center’, iu morën 9 mln € 1000 italianëve në 3 muaj! Zëri imitohej me AI! SPAK kontrolloi dhe 3 call centera në Tiranë
25 Qershor 2024, 14:38
-
'Do kryej vetëvrasje'/ Zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat! ‘Viktima’: Kam investuar 31 mijë euro
22 Qershor 2024, 20:40
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj 2024, 16:37
-
Fshehën 5.7 mln euro me anë të 15 subjekteve të Call Center, dënohen me 66 vite burg 8 italianë (EMRAT)
19 Prill 2024, 09:55
-
7 milionë euro mashtrim qytetarëve gjermanë përmes Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuar, 9 vite burg për organizatorin Erion Kasmi
15 Prill 2024, 11:37
-
Në kërkim nga SPAK për mashtrim me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Merxhan Çeliku
4 Mars 2024, 14:09