Zbardhet SKEMA/ Të burgosurit ‘VIP’ trafik droge mes 3 burgjeve, Peqin-Drenovë-paraburgimi i Elbasanit! Bashkëpunim me policët, sekuestrohen 4 mln lekë e armë! 28 urdhër-arreste

Zbardhet SKEMA/ Të burgosurit ‘VIP’ trafik droge mes 3 burgjeve, Peqin-Drenovë-paraburgimi i Elbasanit! Bashkëpunim me policët, sekuestrohen 4 mln lekë e armë! 28 urdhër-arreste

Foto nga operacioni dhe deklarata e policisë

ELBASAN- Siguria në burgje është vënë në rrezik! Të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminal

Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin.

Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të përfshirë ishin 28 persona, mes tyre të burgosur ‘VIP’, policë burgjesh, zyrtarë e biznesmen. Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.

Skema
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Gjithashtu, ato kanë cënuar rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

Sekuestrohen para dhe armë
Report Tv mëson se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende  e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Të arrestuarit
1. Hysni Ndreu,
50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
 4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
 7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 8.  Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
 10.  Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11.  Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”; 
12.  Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13.  Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 “Arrest në shtëpi”
 14.  L. Gjata banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 15.  F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”
16.  Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17.  Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
18.  Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
19.  Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20.  Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21.  Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22.  Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23.  Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24.  Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25.  Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26.  Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27.  Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28.  Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Orë celular, playstation që përdoreshin për të komunikuar e kokainë, ja çfarë gjetën Forcat Operacionale në qelitë e të burgosurve në burgjet e Peqinit, Korçës dhe Elbasanit

 

1643804670_ps3.jpgNjë orë celular, dy playstation 3, të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi dhe dy qese me kokainë u gjetën nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pas kontrolleve në qelitë  e të burgosurve në burgjet e Peqinit, Korçës e Elbasanit. Mësohet se në operacion u përfshinë 8 grupe operacionale, ndërsa janë kontrolluar 11 qeli burgi Elbasan në Godinën A dhe B, 13 në burgun e Peqinit dhe 14 në burgun e Korçë.

Ora 12:19
Kush janë autorët e masakrës së Vlorës ngritën skemën e bixhozit brenda burgut të Drenovës

Përveç se trafikut të drogës, në burgje ishte ndërtuar edhe një skemë bixhozi. Në burgun e Drenovës, organizatorë ishin Leo Osmani dhe Delin Hajdari, autor i masakrës së Vlorës me 3 viktima të rastësishme në plazh në korrik të 2013.

Ndërkohë, ‘homologë’ të tij në ‘313’ ishte Aleksandër Llanaj, i masakrës e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ora 11:20
Trafik droge mes 3 burgjeve/ Të burgosurit paguanin me 200 lekëshe! Dalin pamjet e arrestimeve nga mega-operacioni në Elbasan

 

Policia e Shtetit ka shpërndarë pamje nga mega-operacioni në Elbasan. Në 3 burgjet, Peqin-Drenovë-313 u bënte trafik droge, e ndërsa u sekuestruan edhe 4 mln lekë të reja. Nga shihet në pamje, pjesa më e madhe e të burgosurve kanë paguar me prerje 200 lekëshe.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 02/02/2022 14:51

    Hajde operacion hajde po ikninore se lat nam me kto prralla me mbret keni kap dy play station e sikur ckeni ber turp i madh

    Përgjigju
  • Drini: 02/02/2022 12:50

    Po ate Ferit Micin, ushtarin e Tan Dajtit, kur po e arrestoni ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë