106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar sot me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31.

Merrnin pjesë në ceremoni qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes.

Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila ndër të tjera theksoi se mesazhi i kongresit të Lushnjes është më shumë se aktual në ditët e sotme.

Më pas të pranishmit vizituan stendat e shtëpisë muze të kongresit të Lushnjes. Duhet theksuar se ceremonia është organizuar në orën 15.30 minuta.