Është mbajtur në Korçe një ceremoni e vecantë nga oborri mbreteror dhe partia e legalitetit, ku në qendër mbetej vlerësimi i figurave atdhedashëse dhe patriotike të cilët kanë dhënë kontribute për vendin.
Princ Leka II u shpreh se këto figura kanë lënë një shenjë të paçmuar në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që vendi po hedh hapa drejt aspiratës për anëtarësimim në BE.
'Qëllimi i këtij aktiviteti është një falenderim për ato familje që kanë dhënë kontribut në historinë e Shqipërisë. Janë familje që janë lënë në harresë. Kemi ardhur për të falenderuar ata atdhedashës në Korçë që kanë kontribuar. Korça e ka ruajtur trashëgiminë e saj, ka ruajtur ato ndërtesa që janë krijuar në kohën e mbretërisë dhe para saj', tha ai.
Kreu i partisë së Legalitetit Shpëtim Axhami u shpreh se aktiviteti kishte për qëllim të vlerësonte 36 figura të njohura të zonës së Korçës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në monarkin shqiptare. Gjithashtu edhe familje të cilat vuajtën nën terrorin komunist pasi ishin mbështetës të Ahmet Zogut.
Hodo Kulla një prej pasardhësve të familjes se njohur mbështetëse të monarkisë u shpreh i vlëresuar për këtë ceremoni si edhe nënvizoi se pronat e familjeve që kanë mbështetur monarkinë ende nuk janë kthyer nga shteti shqiptar.
Natasha Haxhillari e bija e Syrjait falenderoi organizatorët për vlërsimin, ndërkohë citoi se institucionet kanë lënë në harresë figurat që kanë kontribuar për vendin.
Kjo nismë së pari ka startuar në qytetin e Shkodrës dhe pritet që edhe figura të tjera kombetare të vlerësohen në qarqe të tjera të vendit.
Komente





