Në një mëngjes nëntori, nën tingujt e himnit kombëtar dhe përkuljen solemne para monumentit të Dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese, Elbasani kujtoi me nder e mirënjohje 81-vjetorin e Çlirimit.
Në këtë ditë historike, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, nxënës dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën për të nderuar bijtë e bijat e këtij qyteti që dhanë jetën për liri.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku përçuan mesazhin e bashkimit dhe të mirënjohjes ndaj atyre që bënë të mundur lirinë që ne gëzojmë sot.
‘Sot është një ditë e shënuar për Elbasanin, ku Elbasani i ka thënë me pushkë në dore po lirisë. Sot kujtojmë këtë ditë të shënuar kur para 81 vitesh ëndërra e qytetarëve të Elbasanit u bë realitet për çlirimin e qytetit të tyre. Le ti kujtojmë të rënët me nderë dhe mirënjohje në këtë ditë të shënuar’, tha Llatja.
Në fund të ceremonisë, përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosën kurora dhe lule në shenjë nderimi të kujtimit të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë.
81- vite pas Çlirimit nuk munguan nostalgjiket e Enver Hoxhës ku me pankarta në duar mbanin fotografin e Enver Hoxhës.
Komente









