Tërmeti/ Dekorohen 11 punonjës të policisë e zjarrfikësve, Lleshaj: Mirënjohje për të gjithë ata që shpëtuan jetë shqiptarësh (VIDEO)

11 punonjës policie dhe drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, janë dekoruar me Medalje Nderi  për punën e tyre të dalluar pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51-viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Medaljet i ka dorëzuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka shpjeguar se kjo duhej të bëhej me kohë por vonesa ka ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta që kanë pasur.

Lleshaj ndër të tjera ka falenderuar të gjithë punonjësit e zjarrfikëses dhe të Policisë së Shtetit për kontributin e tyre madhorë që dhanë për tërmetin, duke shpëtuar jetë njerëzish. Po kështu Lleshaj ka falenderuar dhe shtet tw tjera që iu bashkuan ndihmës për pasojat e tërmetit.

"Për secilin prej nesh orët e para të 26 nëntorit kanë zënë vend në kujtesë që vështirë të largohen më. Agimi i ditës së re zbuloi plagët më të rënda të kësaj tragjedie. Më pas u gjet viktima e parë dhe filloi beteja me kohën. Sot dua të flas vetëm për një gjë, kur të gjithë donin të siguronin veten dhe të dashurit e tyre, një grup bënin të kundërtën turreshin drejt vendit të epiqendrës së rrezikut. Shprehim mirënjohje të thellë për këta njerëz që lanë vetëm familjet dhe rëndën për të shpëtuar të tjera. Hero është ai që në rastin e nevojës nxiton për të ndihmuar familjet e tjera. Kishte shumë policë, zjarrfikës etj. Angazhimi ka qenë i vetmi ngushëllim në ato ditë të errëta. Nga gërmadhat e Durrësit e Thumanës, pa asnjë dallim drejtuesit e lartë e ato të thjeshtë u përfshinë në ndihmë. Kemi vendosur që të nderojmë disa prej heronjve. Jemi kufizuar në një numër simbolik. Këtë vlerësim dua ta pranojnë edhe në emër të kolegëve të tyre. Mirnjohja i drejtohet, FA, Shërbimit shëndetësor, organiztave humanitare, vullnetarëve dhe të tjerëve që u bën pjesë e reagimit për të shpëtuar jetë. Mirnjohje edhe për ata që erdhën nga jashtë dhe shpëtuan jetë shqiptarësh. E kemi vonuar këtë ceremoni për arsye të ngarkesës së lartë. Jemi të përshirë në fazën e rindërtimit. Modernizim të policisë së shtetit dhe forcave operacionalke. Krijimn e strukturave speciale të Zjarrfikësit. Këto janë dy strukturat që do të fokusohemi." tha Lleshaj.

Medalja e nderit” iu dha Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocajt, drejtorit të Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike, Gjovalin Lokës, dhe drejtorit të FLO, Sokol Bizhga.

Medalja “Për trimëri” iu dha Lorenc Shehut, drejtor i DVP Durrës dhe Artur Hehaj, shef i Komisariatit Krujë, për kurajon e guximin në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme.

Medalja “Për shpëtim jete” iu dha Artur Dulit, punonjës i FNSH, Klodian Hysit, punonjës i RENEA, Luan Kapaj, zjarrfikës i MNZSH Vlorë, Endri Krashta, shef i MNZSH Kavajë, Gjovalin Zefi, zjarrfikës i MNZSH Vau i Dejës, për akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Dalluan në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit, Lleshaj dekoron 11 punonjësit e policisë e të zjarrfikëses (VIDEO)

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dekoroi 11 punonjws te policisw së shtetit dhe sherbimit zjarrfikës, që dalluan ne operacionet e kërkim-shpetimit pas termetit të26 nentorit.

Te dekoruarit:

1) Medalje nderi si Drejtues Madhor, Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

2) Me të njëjtin motivacion medalje 'Drejtues i Lartë' i jepet, Gjovalin Lokas, Drejtor i departamentit i Sigurisë së Ambientit.

3) Medalje nderi 'Drejtues i Lartë,  Tonin Vocaj, Drejtor i Policisë Kriminale.

4) Medalje nderi 'Drejtues i Lartë' i jepet Sokol Bizhgas, Drejtor i Forcave të Lëvizshme Operacionel.

5) Medalje Trimëria shkoi për Lorenc Shehu, Drejtor i Policisë Durrës

6) Medalje Trimëria për Artur Hebaj, shef komisariati në Krujë.

7) Medalje për Shpëtim Jete, Inspektor Klodian Hysi, punonjës i RENEA-s

8)Medalje për Shëptim Jete, Artur Duli punonjes i FNSH  Shkodër.

9) Medalje per Shpetim Jete Endri kraishta, drejtues i zjarrfikesve Kavajë.

10) Luan Kapaj Medalje per Shpetimin Jete! Punonjës i zjarrfikësve të Durrësit shpëtoi dy jetë njerëzish.

11) Medalje për Shpetim Jete për,  Gjovalin Zefi punonjes ne Shkoder i zjarrfikesve.

Ora 10:34
Tërmeti/ Sandër Lleshaj dekoron me medalje Ardi Veliun: Nuk më përket vetëm mua, por të gjithë efektivëve të policisë (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është dekoruar me medalje për punën e bërë në krye të policisë për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Në fjalën e tij Ardi Veli dekoratën ia ka kushtuar të gjithë punonjësve të policisë.

"Kjo medalje nuk më përket vetëm mua, po të gjithë vajzave dhe djemve që sakrifikuan nga orët e tyre ato ditë. Treguan se Policia po përmbush detyrën e saj për qytetarët" tha Veliu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë