Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, bëhen bashkë Ruçi, Meta, Basha! Mungon Rama, i pranishëm dhe Princ Leka! Kim: Dolli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

TIRANË- Në 245 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, ambasadorja Yuri Kim bëri bashkë krerët e politikës shqiptare, teksa përçoi edhe mesazhe të rëndësishme për marrëdhëniet mes 2 vendeve. Në fund, shefja e diplomacisë amerikane, nuk harroi të ngrinte një dolli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Sipas Kim, SHBA është aleati më i madh i Shqipërisë, sot e 30 vjet e kjo miqësi do të zgjasë për shumë kohë.

"Deklarata e pavarësisë, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria dhe të synosh lumturinë, e që për të siguruar këto të drejta qeveria themelohet prej njerëzve duke e marrë këtë të drejtë nga pëlqimi i njerëzve, që sa herë një formë qeverisëse shkatërrohen këto parime, është e drejta e popullit ta shfuqizojë ose ta ndryshojë atë dhe të themelojë qeverinë e re, duke hedhur baza mbi këto parime dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë siç do t’u duket atyre që ndikon në sigurinë dhe lumturinë e tyre. Demokracia nuk është e lehtë, demokracia duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet dhe është e drejtë që ne duhet të festojmë sukseset e saj dhe të shërbejnë si frymëzim për sukseset e tjera. Duhet të përballemi me të Metat tona me të njëjtën frymë, pa u turpëruar apo pa patur frikë, vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më e mirë për të punuar dhe për të shkuar përpara drejt të ardhmes, le të vendosin ta çmojmë dhe ta vlerësojmë demokracinë. Ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë në ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe për të ardhmen. Gëzuar!", tha Kim.

Në këtë ceremoni ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, teksa u bënë bashkë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ministrat e qeverisë, krerët e komuniteve fetare. Nuk ka kaluar pa rënë në sy prezenca e Princ Lekës. Prania e tij vjen në një kohë kur ai është përfshirë edhe në axhendën zyrtare të takimeve nga ana e zyrtarëve të lartë Amerikan, siç ishte me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker

Kjo ceremoni, edhe pse e shkurtër, solli edhe një tjetër moment pikant, siç ishte edhe prania e Agron Shehaj. Ai ishte ftuar në këtë ceremoni nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e megjithatë, ai qëndronte në radhët e ministrave të qeverisë Rama, pasi Lulzim Basha i ka mbajtur distancë. Ndonëse nuk e kanë pranuar që pas garës për kreun e PD-së  e shoqëruar me akuza e kundër akuza u duk qartë që mes tyre ka pasur një ftohje të marrëdhënieve të tyre. Basha është parë krah ‘besnikëve’ të tij, Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, e ndërsa Shehaj i vetëm, mes ministrave socialistë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themeluan nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe në Filadelfia. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Kim fton edhe Agron Shehajn në ceremoninë e pavarësisë, Basha i rri larg ish-rivalit për kreun e partisë/ FOTOLAJM

Me rreth të kuq, Agron Shehaj dhe me rreth blu, Lulzim Basha

Rivaliteti i shpallur në garën për kreun e PD-së, duket se ka ndikuar jo pak në marrëdhënien mes Agron Shehajt dhe kryedemokratit Lulzm Basha. Të dy ishin të pranishëm në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ajo që është vënë re, është distanca që kanë mbajtur nga njëri-tjetri. Teksa Basha shfaqet krah ‘besnikëve’ të tij, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, Shehaj qëndron i vetëm në anën tjetër të oborrit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 02/07/2021 00:43

    Nje urra per fuqite e mbedha. Urra urra urra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja