Reeker gjen kohë për Edith Harxhin dhe Princ Lekën, por shmangu për shkak të axhendës së ngjeshur Ilir Metën

 Reeker gjen kohë për Edith Harxhin dhe Princ Lekën, por shmangu për shkak të axhendës së ngjeshur Ilir Metën

Philip Reeker, Edith Harxhi dhe familja Leka

TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar në ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Në fokus të këtij takimi kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, por pa lënë mënjanë edhe marrëdhëniet dhe partneritetin me SHBA. Ky takim vjen edhe për shkak të rolit që Harxhi ka pasur më herët si ish-zv.ministre e Jashtme.

“Dje pata një takim shumë të mirë me mikun tim Asistent Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker, me të cilin diskutuam zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Me Ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vend”, shkruan Harxhi.

Ditën e djeshme, Reeker ka zhvilluar takime edhe më kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ku ndër të tjera u fol edhe për shpalljen e Sali Berishës ‘Non Grata’, si një tregues se SHBA e ka seriozisht në luftën ndaj korrupsionit. Ndonëse, një vizitë zyrtare të këtij niveli, janë parashikuar edhe takime me presidentin e Reublikës, Reeker nuk e kishte përfshirë në axhendën e tij një takim me Ilir Metën, për motive të paqarta. Reeker e shmangu “ për shkak të axhendës së ngjeshur”, por përveç Harxhit, ka pasur kohë edhe për të takuar Princ Lekën dhe familjen e tij. Në takimin e zhvilluar në rezidencën e tyre ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2021 03:58

    Meta eshte si ata me murtaje,te gjithe i qendrojne larg,dhe pervec kesaj ai u konsumua komplet.Amerikanet e shohin si humbje kohe dhe humben dhe respektin formal per te.Ai eshte nje limon i shtrydhur,pa vlere,bile shume i rrezikshem per lidhjet dy paleshe dhe per demokracine e pluralizmin shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori