Merr fund ‘Odiseja’ e stadiumit të Kukësit, inaugurohet ‘Kukësi Arena’! Verilindorët në festë, ceremonia bën bashkë Dukën e Ramën, i pranishëm dhe Zaho

KUKËS- Stadiumi i Kukësit ishte kthyer në një “Odise” më vete, teksa vazhdimisht shtyhej edhe dita e inaugurimit të tij, por kjo histori mori fund! Sot është dhe dita e madhe, një festë për kuksianët të cilët nga kjo e shtunë e 23 prillit kanë një shtëpi të re të futbollit. Ceremonia e inaugurimit u shndërrua në një spektakël më vete, me këngë e valle popullore, për të kulmuar me performancën e këngëtarit Gold AG.

Më pas, e gjithë vëmendja e sportdashësve u përqendrua te sfida mes Kukësit dhe Laçit që përfundoi 0-0 ku si asnjëherë më parë shkallët e stadiumit kanë qenë të mbushura plot. Kjo ceremoni ka bërë bashkë kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama, takim ky i pari që pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Federatë mes akuzave të shumta për manipulimin e procesit zgjedhor.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që me vete të marrë edhe djalin e tij, Zaho, i cili është fotografuar teksa mban edhe fanellën e Kukësit me mbishkrimin ‘Rama’.

Nga ‘Zeqir Ymeri’, ky stadium do të quhet ‘Kukësi Arena’. Emri i këtij personaliteti të futbollit kuksian do ta mbajë një nga tribunat kryesore, për të vijuar me tribunën B, ‘Gramoz Palushi’, tribuna përballë ‘Shkëlzen Domi’, ajo anësore ‘Naim Hoxha’ dhe tribuna pas porte ‘Sadik Zeneli’. Kështu verilindorët rikthehen të luajnë në shtëpinë e tyre pas gati 3 vitesh “shtegtim”, me shpresën se do të arrijnë majën e superligës, edhe pse gjasat janë të pakta me një Tiranë që nuk di të ndalet në këtë sezon dhe me një Laç që e mban fort vendin e dytë.

Stadiumi është një investim prej afro 5 milionë euro dhe do ketë një kapacitet prej 8 mijë shikuesish dhe në të do të luhen përveç kompeticioneve kombëtare, dhe ndeshjet e Kupave të Evropës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Kukësi nuk fiton dot në shtëpinë e tyre të re, ndahet barazim me Laçin! Tifozët 'zbarkojnë' në fushë

 

Kukësi inaguroi mbrëmjen e sotme stadiumin e “Kukësi Arena”. Një festë e madhe para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa sfida ndaj Laçit u mbyll në barazim 0-0. Pas vërshëllimës së gjyqtarit, shumica e tifozëve të Kukësit vërshuan në fushë edhe pse lojtarët dhe arbitrat nuk ishin larguar ende nga fusha. Inaugurimi i stadiumit të ri ishte një festë e madhe për të gjithë tifozët e Kukësit, por që në fund nuk ngelen të kënaqur nga rezultati i sfidës. Me këtë barazim, Laçi mban vendin e 2-të me 51 pikë, kurse Kukësi në vendin e 3-të me 46 pikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 24/04/2022 10:31

    Mezi pres t luaj kombtarja ne kte super stdium

    Përgjigju
  • Ladi: 24/04/2022 04:21

    Ka dale karagjozlleku sheshit. Tani as cipe as turp skane. Bejne feste per te pjellet e tyre. Njeri me maskara se tjetri.

    Përgjigju
  • 0&pi: 24/04/2022 00:53

    Stadiumi bukur por sic ishte mbuluar tribuna duhej te ishte mbuluar edhe krahu tjeter karshi sic eshte rrealizuar tek stadiumi Partizanit,qe spettatori te jet i mbrojtur ne koh shiu,kur ne Evrope shikon edhe stadiume te kategorise se 4 te mbuluar edhe mas porte,ndoshta duhet ta kishte detyru UEFA!!

    Përgjigju
  • Enea: 23/04/2022 20:20

    Zoti Rama i ka dhene gjithmone vemendjen e duhur sportit

    Përgjigju
  • Kudret: 23/04/2022 20:13

    Sa lart esht ber kuksi, dhe aeroport dhe stadium , super investime

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 24/04/2022 10:26

      Shum lart eshte o Kudret.Ka vetem nje te keqe qe aeroporti punon (po vazhdoi akoma te punoje) vetem 2 muaj ne vit dhe punonjesit paguhen 12 muaj ne vit ! Se nga dalin keto leke asnje se vret mendjen,mjafton te lavderojme Ramen.

  • Olgert: 23/04/2022 20:01

    Kryeministri ben gjen e duhur qe i jep vemendje klubeve dhe sportit shqiptar

    Përgjigju
  • alketi: 23/04/2022 19:58

    Stadjumet po i beni me se miri po fati i keq qe ne krye kemi ate duken qe vetem e ka rrenuarr futbollin

    Përgjigju
  • Kazi: 23/04/2022 19:58

    E boni edhe stadiumin e kuksit. Hallall o bush perzotin. Un demokrat jam po ky stadjumi mka pelqy

    Përgjigju
  • Marjus: 23/04/2022 19:56

    Ti ke bo stadiume sa t dush po futbolli shqiptare ska per t pas naiher hajer sa t jete duka n krye

    Përgjigju
  • Ida: 23/04/2022 19:55

    Ta gezojme kete stadium te bukur!Sa me shume fitore te kemi

    Përgjigju
  • liona: 23/04/2022 19:55

    I pafshim hajrin stadiumit!

    Përgjigju
  • rajdi: 23/04/2022 19:54

    bej stadiume sa te duash, po sa te jete ai matrapaz duka aty ne krye ska per te bere hajer futbolli shqiptar, do vazhdojme te jemi pazar i evropes per shitje ndeshjes

    Përgjigju
  • Artan: 23/04/2022 19:53

    Urime per stadiumin e ri. Shqiperia kishte nevoje per nje ambient tjeter te tille.Mezi pres ta vizitoj Kukesin.

    Përgjigju
  • Gazi: 23/04/2022 19:53

    Shume mire qe i jep apriori futbollit shqipetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës