TIRANË – Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit BOKU të Vjenës, u nderua me Yllin e Mirënjohjes Publike nga kryeministti Edi Rama në një ceremoni në kryeministri. Ai u vlerësua për kontributin në bashkëpunimin me UBT sipas modelit të universitetit të Vjenës në rrugën e njehsimit të diplomave.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij, theksoi se nderimi i profesorit nga Vjena tregon lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë, teksa kujtoi edhe një sërë emrash që dhanë kontribut në këtë aspekt.
“Unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremoni nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut.”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë kujtoi edhe momentin kur shkuan në Universitetin në Vjenë, ku edhe nisi bashkëpunimi dhe UBT-së. Falë kontributit të profesorit, Rama tha se Universitetit Bujqësor i rilindi dëshira dhe pasioni.
"Falë kontributit tuaj profesor, universiteti bujqësor i ka lindur ambicia, i ka lindur dëshira dhe pasioni. I ka rilindur besimi, që mbështetet te një trupë akademike që individualisht i ka vlerat, por kolektivisht e kishte të vështirë të mblidhej dhe të ndihej e bashkuar për një qëllim. Ju jeni pjesë e jona”, theksoi ai.
Teksa e nderoi me medaljen, Rama paralajmëroi se do t'i japë atij edhe pasaportën shqiptare. Mes batutash i tha profesorit se nuk do të ikë nga kjo botë pa u bërë austriako-shqiptar.
"Edhe një gjë duhet të përgatitësh që do të të vijë pa marrë leje pasaporta shqiptare se s'do ikësh nga kjo botë si austriak por si austriako shqiptar.", shtoi kryeministri.
Në fjalën e tij, profesori Hasenauer vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me kryeministrin dhe UBT-në.
"Unë sot me kënaqësi mund të them se ne ia kemi dalë, theksoj ne sepse ky nder që më bëni është vlerësim për të gjithë ne. I gjithë personeli mësimdhënës në Universitet ka qenëe pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Vlerësoj shumë synimin tuaj dhe ambicien tuaj.”, theksoi mes të tjerash ai.
Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit të BOKU në Austri, pasi u dekorua nga kryeministri Edi Rama me Yllin për Mirënjohje Publike, tha se këtë vlerësim e sheh si një frymëzim dhe përkushtim më të madh për të ardhmen. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kryeministrin Rama.
“Bashkëshortja ime ishte këtu fundjavën e shkuar. Pas 15 vizitësh i thashë eja me mua. Tha u kënaqa aq shumë sa tha kur do kthehem sërish në Shqipëri. Si filloi e gjithë kjo. Kur takova kryeministrin, rektorin në qershor 2021 në BOKU s’e pata idenë se çfarë rrugëtimi do vijonim, por ishte e qartë se ju të gjithë kishit vision të madh për të bërë për brezat e ardhshëm. Gjatë karrierës time, kam takuar individë dhe menjëherë di të dalloj nëse njerëzit janë seriozë. E kuptova se e kishit me të vërtetë. Unë sot me kënaqësi mund të them se ne ia kemi dalë, theksoj ne sepse ky nder që më bëni është vlerësim për të gjithë ne. I gjithë personeli mësimdhënës në Universitet ka qenëe pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Vlerësoj shumë synimin tuaj dhe ambicien tuaj.”, theksoi mes të tjerash ai.
Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nderimit të Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, nuk kurseu batutat. Teksa kujtoi kohën kur shkuan në Universitetin e Vjenës për të bashkëpunimin me UBT-në, Rama tha se shqiptarëve iu ka dalë nami se janë të dhunshëm, por kur duan, “duan pa kushte dhe me pahir”.
“Ju sot nuk jeni thjesht një akademik, apo njeri i ditur që është ndalur këtu për të thënë ato që di, por jeni një pjesë e jona. Për ne ka dalë nami që jemi pak të dhunshëm por aty ku ne meritojmë të quhemi të tillë, është që ne kur të duam, të duam pa kushte dhe me pahir. Kështu që nuk ke nga lëviz fare, sot ju jeni një tjetër xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë dhe lidhjes mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe pa asnjë diskutim ju do të përmendeni me të tjerë në këtë komunitet shpirtrash që i ndihen kësaj miqësie dhe lidhjeje që ju po kontribuoni drejtpërdrejt për ta bërë më të fortë. Ajo që i bashkon të gjithë ata austriakë që e kanë emrin të shkruar në faqet e historisë së këtij vendi, është një fakt: asnjëri prej tyre nuk iu qas Shqipërisë për të marrë por i qëndroi besnik për t’i dhënë. Për këtë Shqipëria iu është mirënjohëse. “, tha Rama.
Komente










