Hubert Hasenauer, rektori i Universitetit të BOKU në Austri, pasi u dekorua nga kryeministri Edi Rama me Yllin për Mirënjohje Publike, tha se këtë vlerësim e sheh si një frymëzim dhe përkushtim më të madh për të ardhmen. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kryeministrin Rama.
“Bashkëshortja ime ishte këtu fundjavën e shkuar. Pas 15 vizitësh i thashë eja me mua. Tha u kënaqa aq shumë sa tha kur do kthehem sërish në Shqipëri. Si filloi e gjithë kjo. Kur takova kryeministrin, rektorin në qershor 2021 në BOKU s’e pata idenë se çfarë rrugëtimi do vijonim, por ishte e qartë se ju të gjithë kishit vision të madh për të bërë për brezat e ardhshëm. Gjatë karrierës time, kam takuar individë dhe menjëherë di të dalloj nëse njerëzit janë seriozë. E kuptova se e kishit me të vërtetë. Unë sot me kënaqësi mund të them se ne ia kemi dalë, theksoj ne sepse ky nder që më bëni është vlerësim për të gjithë ne. I gjithë personeli mësimdhënës në Universitet ka qenëe pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Vlerësoj shumë synimin tuaj dhe ambicien tuaj.”, theksoi mes të tjerash ai.
Lajmi kryesor:
Rama nderon me Yllin e Medaljes Publike rektorin e Universitetit BOKU të Vjenës: Nxjerr në pah lidhjet mes dy vendeve! S’do ikësh nga kjo botë pa u bërë austriako-shqiptar










